Anti-Mafia13 Mars 2019, 12:07

TURPI/ Ilir Metaj, po përgatit dekorimin e Sali Berishës, me titullin “Nderi i Kombit”, për 4 “vepra të shquara”

Shkruar nga Pamfleti

TURPI/ Ilir Metaj, po përgatit dekorimin e Sali Berishës, me titullin “Nderi i Kombit”, për 4 “vepra të shquara”

Duke qenë, se sipas ligjit, dhënia e kësaj dekorate të lartë, është kompetencë vetëm e Presidentit të Republikës dhe jepet direkt prej tij, pa propozime, mendime e miratime të tjera institucionale komunitare, Ilir Metaj ka vendosur, që këtë “fund turpi” të ikjes së Berishës, ta “parfumos” me “Nder Kombi”, pa pyetur kombin    

Krejt të ç’faktorizuar brenda e jashtë Shqipërisë, të ndarë, bashkuar, rindarë e ribashkuar për pushtet edhe në fund të ciklit e hallit të njëjtë që kanë, dyshja Berisha-Metaj, po përdor gjithë takatin dhe pushtetin e  mbetur, për të mbështetur njëri-tjetrin, qoftë edhe me fjalën e mirë.

Në pamundësi për të vjedhur më miliarda, pasuri e flori, krerët e dy parti-familjeve mafioze, Sali Berisha e Ilir Metaj, po nxitojnë të vjedhin edhe “Nder”, me qëllim që të përfitojnë vëmendje shqiptare e ndërkombëtare, për të “pastruar” krimet, për të shpëtuar “lëkurën” si shumë herë në këto 27 vite e siç duket, për të ikur në botën tjetër “me nder”.

Pas drekës zyrtare me miqtë e Saliut dhe dekorimin e tyre, të cilët Presidenti Ilir Metaj, i prezantoi si “Miqtë e Shqipërisë” duke sfiduar SHBA-në që ka izoluar Berishën, mos u çuditni, por shumë shpejt, do dëgjoni, se Sali Berishës, do t’i bëhet një nderim shtetëror i nivelit të lartë..

Burime nga Presidenca, kanë bërë me dije për “PAMFLETI”, se Presidenti Ilir Metaj, në bashkëpunim me Sali Berishën, kanë ideaur e bërë gati, dekorimin e këtij të fundit, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, me motivin, për disa shërbime të shquara ndaj Shqipërisë, trojeve shqiptare e kombit.

Sipas informacionit, dekorimi i Sali Berishës me titullin “Nderi Kombit”, është menduar të bëhet me rastin e 22 marsit, ditës simbol, të rënies zyrtare të regjimit të diktaturës, ngjarje të cilën, Sali Berisha e quan kontributin e tij personal historik.

Por ka edhe një ide tjetër, për ta dekoruar më 15 tetor 2019, në ditën kur Sali Berisha mbush zyrtarisht 75 vjeç, sepse realisht është lindur në datën 1 korrik 1944, por e ka ndryshuar, siç ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali; emrin e babait nga Ramë, në Ram; emrin e nënës nga Shiqere, në Sheqere dhe emrin e gruas, nga Sllobodanka, në Liri.

Siç e kanë menduar dy familjet Berisha-Metaj, por edhe ata që u qëndrojnë pranë dhe vazhdojnë t’u shërbejnë, titulli “Sali Berisha-Nderi Kombit”, është menduar t’i jepet për katër kontribute:

Kujtojmë, që me Dekret Nr. 9349, datë 08.12.2015, në 25 vjetorin Lëvizjes Studentore,  Sali Berisha është nderuar nga Presidenti Bujar Nishani, me Dekoratën “Flamuri Kombëtar”, ndërsa Ilir Metaj, ka vendosur t’ia mbyllë nderimet, me titullin “Nderi i Kombit”.

Dekorata “Nderi i Kombit”, është një dekoratë nderi e artë e Republikës së Shqipërisë, që u jepet qytetarëve shqiptarë, të cilët, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda e jashtë vendit.

Ja disa nga figurat e njohura, të cilëve u është dhënë dekorata “Nderi i Kombit”

codramol
smile

Anti-Mafia me titullin “Nderi i Kombit” për 4 “vepra të shquara” po përgatit dekorimin e Sali Berishës TURPI/ Ilir Metaj