Aktualitet15 Shtator 2019, 20:19

TURPI/ Sandër Lleshaj, dërgon 100 maska të FNSH, për të rrahur burrat e Kaçinarit; që po mbrojnë lumin e shitur nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

TURPI/ Sandër Lleshaj, dërgon 100 maska të FNSH, për të rrahur burrat e Kaçinarit; që po mbrojnë lumin e shitur nga Rama

NJË MESAZH NGA KAÇINARI/ Sandër mirditori, ditën e shtunë na sulmove djallëzisht me forca policore; por kujdes, se në këtë betejë jetike, ke përballë burrat dhe banorët e krejt Kaçinarit, që ti e di shumë mirë, se çfarë zakonesh të lashta burrërie kanë e zbatojnë, kur priten në besë, kur preken në dinjitet e kur dikush u grabit pasuritë e falura prej Zotit; prandaj mos u bëj “kamxhik” i kryeministrit të pa fe e pazarxhi, që na ka shitur e po na grabit lumin dhe ujërat e burimeve tona

Para pak çastesh, nga burime brenda repartit të forcave policore speciale; jemi njoftuar me një mesazh të dërguar në redaksi, se me urdhër të ministrit Sandër Lleshaj, janë bërë gati për t’u nisur sot pas mesnate drejt Kaçinarit të Mirditës, 100 trupa të shërbimit operacional “Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë”.

Misioni i tyre në zonën e Kaçinarit, nuk do jetë lufta kundër krimit, por mbrojtja e krimit mjedisor-pasuror, që po bëhet nga firma “Shpërdhaza Energji”, licencuar nga kryerministri Rama, për të ndërtuar 4 HEC-e, përgjatë rrjedhës së lumit në fshatrat Shpërdhazë, Kaçinar, Simon e Arrëz, duke mbledhur në 4 diga e basene, gjithë rrjedhjet e përrenjve dhe burimeve të tjera ujore të kësaj zone,

Banorët janë ngritur në protesta e kanë bllokuar ndërtimin e HEC-ve, që zhdukin lumin, luginat, trojet e tokat dhe me betonin, ndotjet dhe zhurmat e tyre, zhdukin florën dhe faunën e zonës së Kaçinarit e më gjerë, duke e kthyer nga perlë natyrore, në park teknologjik-industrial.

Përballë banorëve zot brez pas brezi të asaj treve, janë vënë biznesmenët, që sipas kreut aktual të ish-komunës Kaçinar, Gjet Shkurti; kanë blerë lumin dhe tokën e 4 HEC-ve, me 7 milionë euro, të dhëna në dorën e Edi Ramës.

Prandaj siç kuptohet, beteja e banorëve kundër HEC-ve në Kaçinar, ka ndeshur në presionin e egërsuar dhe fizik të nxitur prej kryeministrit Rama; që banorët të largohen forcërisht dhe zona të rrethohet me polici, deri sa të ndërtohen 4 HEC-et mbi lumin e tokën që Rama ka shitur.

Me këtë shpjegohet fakti, që ministri mirditor “reshter” Sandër Lleshaj, i është bindur urdhrit të kryeministrit, dhe ka nisur 100 maska të FNSH drejt Mirditës, për të rrahur burrat e Kaçinarit, që të tremben dhe lëshojnë në duart e mafies uzurpuese; lumin, burimet, tokat dhe pyjet, me të cilat ata jetojnë brez pas brezi./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore dërgon 100 maska të FNSH për të rrahur burrat e Kaçinarit; që po mbrojnë lumin e shitur nga Rama TURPI/ Sandër Lleshaj