Turpi s’ka fund! FSHF “ledhaton” Tiranën me dënimin qesharak pas skandalit me Kukësin

E pabesueshme, por e vërtetë! Disiplina dënoi vetëm me 2 ndeshje pa tifozë Tiranën pas skandalit që tifozët sulmuan lojtarët me të mbaruar ndeshja me Kukësin 0-0. KDS publikoi pak më parë vendimet e plota. 

-Lexo edhe:

Vendimet e plota: 

“1. KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Lojtari i FK “Tërbuni”, Denis Taku, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Devolli”, Ardit Jaupaj, për provokim të publikut dhe sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Delvina”,për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të nenit 13/1 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të tilla do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

5. Lojtari i SHS “Përmeti” Xhuljo Mamushi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtareve të ndeshjes dhe për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 48/1/d ,49/1/a dënohet me 4 (katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FK“Kamza” U-19, Albjon Alimema, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. Lojtari i “Shkendija” T.B U-19, Bashkim Koleci, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i “Term FC” U-19 Gentjan Noka për sjellje të gabuar ndaj ekipit kundërshtar në bazë të nenit 48/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

9. Zyrtari i KF “BRIANS” U-17,Aldi Shyti, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC “Bylis” U-17,për mosparaqitje në ndeshje në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

11. Lojtari i FK “Tomori” U-17,Remino Nazeraj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4(katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti”, – përfundojnë dënimet e Disiplinës.

 

 

 

Te rekomanduaraLajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flash

Tirana
17°
Partly Cloudy
05:4719:30 CEST
Feels like: 17°C
Wind: 3km/h NNE
Humidity: 60%
Pressure: 1021.1mbar
UV index: 0
23h
16°C
WedThuFriSatSun
min 13°C
28/14°C
29/15°C
22/10°C
23/11°C










Login to your account below

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.