Sport10 Tetor 2019, 16:30

Turqit harrojnë se jemi “vëllezër”, Federata turke me lojëra të pista

Shkruar nga Pamfleti
Turqit harrojnë se jemi “vëllezër”, Federata turke me

Federata turke i ka sjellë biletat me vonesë në Shqipëri, ndërkohë që u është hequr mundësia shqiptarëve t’i blejnë ato online. Kjo ka sjellë probleme, pasi shqiptarët që nuk ndodhen brenda Republikës së Shqipërisë duhet të gjenin mënyra të ndryshme për t’u pajisur me bileta.

Një tjetër problem ka të bëjë me numrin e biletave. Shqiptarëve u takojnë 2500 bileta, kurse federata turke është munduar të vërë në dispozicion vetëm 500. Normalisht kjo nuk është pranuar dhe është dashur ndërhyrja e UEFA-s që të plotësohet kërkesa e FSHF-së.

Problemi tjetër që ka lindur sot ka të bëjë me futjen e materialeve tifozerike në stadium. Deri më tani lejohet vetëm tupani dhe po tentohet ndalimi i shajeve me flamurin shqiptar. Sigurisht përfaqësuesi i FSHF-së do t’i raportojë të gjitha këto problematika te delegati i ndeshjes në takimin zyrtar që zhvillohet nesër para ndeshjes. Sikurse kuptohet, beteja nis që në mëngjes.

Sport Bileta Shqipëria Turqia