Showbiz20 Shtator 2019, 13:26

Twiggy, ikona e minifundit në vitet mit gjashtëdhjetë, mbush 70vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Të famshme e bënë këmbët e saj, shumë të gjata dhe shumë të holla, por mbi të gjitha të zbuluara.

Në klimën elektrizuese të viteve ’60-të, pak para se të ‘plaste bomba e ’68-ës’, anglezja Lesley Hornby, me emrin e artit Twiggy, e bëri minifundin e  Mary Quant objekt universal  të dëshirës dhe u bë i njohur në të gjithë botën, duke revolucionarizuar imazhin e gruas. Modele, aktore dhe stiliste, lindur në 19 shtator të 1949, sot  Twiggy mbush 70  vjeç.

Mbretëresha e Britanisë ka pak që i ka dhënë titullin prestigjoz si  “Damë e Rendit të Perandorisë Britanike “. Falë saj, janë frymëzuar artistë të kalibrit të Andy Warhal dhe Richard Avedon, recitoi në kinema (duke u shfaqur në “The Blues Brothers”), ka shkruar një libër dhe është bërë ‘testimonial’ për shtëpi të ndryshme të modës dhe produkte të bukurisë.

Por në kujtesën kolektive qëndron për të gjithë vajza me flokët ‘prej çuni’, fizikun prej modeleje, Twiggy , ashtu siç do të thotë ‘e dobët’ në anglisht, përfaqëson brishtësinë adoleshenciale, e cila ka tërhequr, joshur dhe inspiruar një brez të tërë, me pak fjalë një ikonë që bëri historinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz minifund twiggy