Politike19 Gusht 2019, 15:18

U arrestua kreu i forumit rinor, reagon PD në Shkodër: Nuk do të lejojmë më arrestime politike nga klika e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua kreu i forumit rinor, reagon PD në Shkodër: Nuk do të

Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas konstituimit të Këshillit nga ana e Maxhorancës. Me një shënim në “Facebook”, PD Shkodër thotë se qytetarët e saj nuk do të lejojnë veten, që të përkulen përpara kryeministri Edi Rama. Sipas saj, Policia e Shkodrës ka arrestuar disa protestues që ishin në mbështetje të opozitës.

Pas tensioneve te sotme në protestë, shoqërohet kryetari i Forumit Rinor Demokratik, Arvit Bushati. Kjo ka shkaktuar debate me tone të ashpra, ku më herët ka reaguar dhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia. ““Shqipëria po rrëshqet frikshëm drejt diktaturës dhe deri modeleve të shëmtuara të mbajtjes së pushtetit me dhunë dhe nëpërmjet përdorimit politik të policisë si formë reprezalje ndaj përfaqësuesve të opozitës.” – shprehej Spahia.

Reagimi i PD Shkodër:

Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë. Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

Politike