Kronike18 Prill 2019, 19:32

U arrestua për therjen e të miturës, 21 vjeçari sfidon policinë dhe argëtohet brenda qelisë

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për therjen e të miturës, 21 vjeçari sfidon policinë dhe argëtohet brenda qelisë

21-vjeçari nga Istogu, Vezir Haziraj është i njohur mjaft mirë për drejtësinë vendore. Momentalisht mbi të rëndojnë pesë akuza, njëra ndër to vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, kur ky i fundit kishte tentuar ta vrasë duke e therur 14 herë me thikë një vajzë të mitur. E derisa po qëndron në qelinë e tij, ai po argëtohet duke postuar fotografi në rrjetet sociale.

Për më shumë se një javë vitin e kaluar, 17-vjeçarja Majlinda Mujaj nga Jabllanica e Vogël e Pejës kishte mbetur në gjendje kome. Derisa kjo e fundit kishte shkuar që t’i merrte pikët e testit të maturës, u takua me 21-vjeçarin, Vezir Haziraj që do ta kërcënonte me thikë e do ta therte 14 herë, në pjesë të ndryshme të trupit.

Vajza u dërgua urgjentisht në QKUK, e Haziraj qëndroi për një kohë të gjatë në arrati duke u fshehur maleve. Por, vepra që kreu qershorin e vitit të kaluar nuk qe e vetmja për të cilën policia po e kërkonte 21-vjeçarin.

Paraprakisht, ai dyshohet se kishte marrë pjesë në një numër të madh të vjedhjeve e madje ishte arratisur edhe nga burgu. Policia e njihte mirë atë edhe si përdorues të substancave të ndryshme narkotike, ndërkaq të lajmëruara ka hiq më pak se 73 lëndë.

Haziraj u arrestua pas një kohe kërkim nga Policia e Kosovës më 7 korrik të vitit të kaluar ndërkaq, më 6 janar të këtij viti atij iu caktua masa e paraburgimit.

Edhe pse në qeli i dyshuari për disa vepra si duket nuk i ka punët aq keq. Kjo pasi që nga aty ai përdor rregullisht rrjetet sociale e provokon me fotografi e publikime të ndryshme.

Më së shumti ai zgjedh Instagramin, derisa aty ka qenë aktiv prej  kur u arrestua për herë të parë në korrik.  Atëherë publikoi një fotografi me duar të lidhura në pranga e pastaj edhe një foto të një të arrestuari.

Këto publikime që ndodhën vitin e kaluar nuk i mjaftuan 21-vjeçarit. Këtë vit Haziraj publikoi tri fotografi ku shihet një qeli e burgut, si dhe një fotografi e tij, ku shkruhet:

“Dije se fitorja arrihet me burgim kurse suksesi me mundim dhe pas vështirësive vjen lehtësimi”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Njëjtë ka zgjedhur të jetë aktiv edhe përmes Facebook’ut, derisa në vazhdimësi ka publikuar fotografi të tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Kronike 21-vjeçari theri te mituren