Bota24 Gusht 2019, 15:12

U arrestua për zhvatje të 1.5 milion euro, Prokurorja speciale Katica përfundon në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për zhvatje të 1.5 milion euro, Prokurorja speciale Katica

U arrestua për zhvatje të 1.5 milion euro, Prokurorja speciale Katica përfundon në gjendje të rëndë në spital

Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh. Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë mirë që para se të arrestohet nga policia.

Siç raportohet, Katica përdor vazhdimisht ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni ilartë i gjakut. Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Janeva dyshohet në rastin “Reket”për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përpara disa ditësh, Prokurorja speciale Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milionë eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga gazeta italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afaristit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.

Rajoni Prokurorja speciale Katica përfundon në gjendje të rëndë në spital U arrestua për zhvatje të 1.5 milion euro