Aktualitet19 Tetor 2018, 17:35

U diskredituan si “hajdutë të pronës intelektuale”, zv. ministri pranon fajin me dorëheqjen, çfarë po pret deputetja B

Shkruar nga Pamfleti
U diskredituan si “hajdutë të pronës intelektuale”,

Zëvendës ministri i Arsimit, Ervin Demo është dorëhequr nga detyra pas akuzave për plagjiaturë. Lajmin e ka bërë të ditur vet Demo përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”, shkruan mes të tjerash Demo.

“Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm”, sqaron ai.

Ervin Demo së bashku me deputeten Blerina Gjylameti u akuzuan për plagjiaturë nga Taulant Muka mjek dhe studiues, në vazhdën e një raporti për kërkimet shkencore në Shqipëri. Sipas Mukës, artikulli shkencor me titull “Universitet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, shkruar nga Ervin Demo, që në atë kohë mbante titullin Doktor dhe nga Blerina Gjylameti, që në atë kohë ishte kadidate për doktorante, në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre.

Ky artikull është kopjuar, pa u cituar, nga një raport i shkruar nga Diana Palmintera në vitin 2005. Pagjiatura e bërë nga Demo dhe Gjylameti është vërtetuar përmes programeve software që përdoren për të dalluar se sa autentik dhe original është një shkrim.

Në Shqipëri, bazuar në Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor, plagjatura kondisiderohet si “shkelje e rëndë e integritetit në kërkimin shkencor”. Por, pavarësisht se plagjiatura nuk përbën vepër penale, i ka kushtuar karrierën disa ministrave në Evropë.

Ndërkohë që zv. Ministri i Arsimit, me dorëheqjen e pranon në heshtje “krimin akademik”  deputetja socialiste Blerina Gjylameti nuk ka patur asnjë reagim. Blerina Gjylameti, është sot deputete e Partisë Socialiste dhe që prej vitit 2008 ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.

Çfarë po pret?!

 

 

Aktualitet Gjylameti Rama