Politike18 Nëntor 2018, 18:31

U dorëhoq si zv.ministër, Taulant Muka publikon mesazhet

Shkruar nga Pamfleti
U dorëhoq si zv.ministër, Taulant Muka publikon mesazhet

U dorëhoq si zv.ministër, Taulant Muka publikon mesazhet

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka është shprehur se do të vijojnë betejën e tij për reformimin e arsimit.

Këtë përgjigje, Muka ia ka dhënë një qytetari, i cili i kishte kërkuar përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, që të mos tërhiqej nga denoncimet e tij.

Mesazhi i plotë:

“Të lutem mos u dorëzo! Më erdhi si bombë lajmi nga fqinjët, interneti dhe nga profili juaj gjithashtu. Ju pashë direkt në TV ORA! Kërkoni takim me Kryeministrin dhe sqaroje për çka ështët arsimi sot (fatkeqësisht një ngrehinë, i mbuluar me shoshë po diell nuk ka!). Uroj që t’i shkoni gjer në fund idesë tuaj për arsim cilësor falë meritokracisë. Të jeni i bindur që Shqipëria do ju vlerësojë si shpëtimtarin e së ardhmes. Bëje për të ardhmen tonë. Bëje që truri i mërguar të rikthehet këtu, ndryshe edhe pleqtë si zor të rrinë më këtu. Vëllazërisht, ju përshëndes me respekt dhe bindje që do bëni atë që duhet.”

Politike Taulant Muka publikon mesazhet U dorëhoq si zv.ministër