Kronike15 Korrik 2018, 09:06

U ekzekutua bashkë me bashkëshorten, publikohet foto e ish- policit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një ish- efektiv policie dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri.

Çifti është gjetur i vrarë në automjetin e tyre poshtë banesës nga banorët e lagjes në orët e para të kësaj të diele. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu” e cila njihet si një lagje e qetë.

Sipas informacioneve paraprake çifti është vrarë me armë zjarri teksa burri po parkonte makinën poshtë pallatit, ndërsa zbulohet identiteti i tij i cili është shtetasi Berhan Bërçama, 30 vjeç, punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë. Në automjet ka qenë i pranishëm edhe fëmija 1 vjeç i çiftit i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një nga pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Kronike