Bota18 Shtator 2018, 22:59

U gjet e vrarë brenda një çante, policia arreston vrasësin e sportistes spanjolle

Shkruar nga Pamfleti
U gjet e vrarë brenda një çante, policia arreston vrasësin

Një burrë i pastrehë është akuzuar për vrasjen e sportistes spanjolle Celia Barquín Arozamena, e cila u gjet e vrarë brenda një çante në një fushë golfi në shtetin e Iowa.

Autori i identifikuar si Kolin Daniel Richards, gjithashtu 22 vjeç, është akuzuar për vrasje të shkallës së parë nga Gjykata, e cila ka urdhëruar gjithashtu burgosjen e tij.

Trupin e pajetë të 22-vjeçares e kanë gjetur disa të rinj që lajmëruan menjëherë policinë të cilët konstatuan shenja dhune në trupin e sportistes.

Është shumë shqetësuese që diçka të tillë të ndodhë në mes të ditës në një komunitet që është aq i sigurt sa Ames..

Bota