Floresha Rasha, e cila u kthye pak ditë më parë së bashku me fëmijët e saj nga Siria është marrë në pyetje nga agjentët e Antiterrorit. Bëhet me dije se Rasha është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares për mënyrën sesi iku nga Shqipëria në Siri, për të verifikuar të gjitha detajet e udhëtimit 7 vite më parë. Mësohet se në pyetje janë marrë edhe fëmijët në prani të psikologëve.
Floresha Rasha u kthye më 27 tetor në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha. Por ndryshe nga të tjerët dhe ndryshe nga si iku në 2013 në Siri, Floresha u kthye me karrocë me rrota për invalidët.
Rasha ndodhej në Siri që prej vitit 2014, kur iku bashkë me bashkëshortin e saj i cili mbeti i vrarë atje, dhe më pas u martua sërish, duke iu përgjigjur ligjeve të shtetit të Kalifatit.
Ajo është e veja e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës , i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”. Vijon…