Kulture29 Korrik 2018, 11:08

U nda nga jeta pak ditë më parë, aktorja e Durrësit tregon arsyen pse Fadil Hasa u tërhoq nga skena kur humbi PD-ja

Shkruar nga Pamfleti
U nda nga jeta pak ditë më parë, aktorja e Durrësit tregon

U nda nga jeta pak ditë më parë, aktorja e Durrësit tregon arsyen pse Fadil Hasa u tërhoq nga skena kur humbi PD-ja

Aktorja e njohur e Durrësit, Aishe Stari ka rrëfyer edhe moment me Fadil Hasën, aktorin shqiptar që u nda nga jeta pak ditë më parë. Në një intervistë për gazetën ”Panorama”, Ishja siç e thërrisnin të gjithë ka treguar arsyen pse Fadili u shkëput nga skena. 

Ajo ka thënë se Hasa prej vitesh mbajti një qendrim partiak dhe se ka bërë gabim që e ka lënë të ndikojë në profesion. Ndër të tjera, Aishe Stari tha se kur humbi PD-ja ai dha dorëheqjen nga skena duke më thënë se nuk dal më në skenë. 

Pse ishte shkëputur Fadil Hasa nga skena?

Çfarë ndodhi me të? Fadilin nuk e largoi njeri nga skena, deshi dhe u largua vetë. Prej vitesh mbajti një qëndrim partiak dhe mendoj që bëri gabim. Ai apo kushdo tjetër mund të jenë të lirë të zgjedhin kahun e tyre në politikë, por nuk kanë pse e lënë të ndikojë në profesionin e tyre. Politikan mund të bëhet kushdo sot, artist jo. Kur humbi PD, dha dorëheqjen, ‘nuk dal më në skenë’, tha, dhe ashtu bëri. Sa herë i kam thënë të kthehej, nuk bindej.

Keni folur më vonë, ishte penduar?

Jo, nuk ishte penduar.

Mendoni që ishte i lodhur nga skena?

Ne edhe mund të lodhemi me skenën, por edhe çlodhemi shpejt. Ndryshe nga të gjitha punët e tjera, ne duhet të vëmë dhe pasionin dhe nëse bën diçka për t’iu dhënë kënaqësi të tjerëve dhe ia del, i harron të gjitha. Pastaj, nuk është pak të të shohin të gjithë qytetarët si pjesëtarë të familjes së tyre. Dashurinë që më japin mua qytetarët e Durrësit, nuk ka të paguar, ndihem shpesh në vështirësi. E shprehin të gjitha moshat, nga më i vogli. Më bën përshtypje me komplimentet e të rinjve, që mendoj se as më kanë parë… Ata nuk më kanë njohur mua në rini e megjithatë më thonë që ke qenë gjithnjë e bukur. Unë mendoj që më thonë kështu, sepse më duan, edhe Fadilin e donin e, megjithatë, ai nuk veproi ndryshe.

Disa aktorë të tjerë janë përfshirë në politikë, kanë ikur e janë rikthyer. Keni folur me të, pse ishte kaq i prerë?

Unë nuk e kam pyetur hollësisht, sepse unë nuk jam fare e dhënë në biseda partish.

Ai ishte i angazhuar në vazhdimësi?

Kohët e fundit jo, ishte i tërhequr, ra në një gjendje qetësie, gjatë së cilës nuk merrej më me asgjë

Megjithatë ai vazhdonte kalonte këtej apo jo?

Gjithë ditën këtu rrinte, janë dy kafene këtu shkonte o të njëra, ose te tjetra, takoheshim e pinim kafe shpesh bashkë. Ne njihemi që kur është harruar. Kemi qenë shokë shkolle në gjimnaz, pastaj punuam bashkë një jetë të tërë dhe puna jonë është ndryshe nga të gjitha të tjerat, të lidh e bën bashkë më shumë. Pas shkollës, Fadili shkoi në Bashkimin Sovjetik për inxhinieri navale dhe pasi u kthye, u vendos në punë në por

Në sa shfaqje keni qenë bashkë?

Në të gjitha shfaqjet. Estrada në të tillë mënyrë funksionon, ne kemi qenë të gjithë në të gjitha shfaqjet. Organikën e ka pasur të ngushtë, ne aktivizoheshim të gjithë dhe kjo mirë na ka bërët. Prej aty u përfshi si amator në Estradë dhe më pas u vendos përfundimisht…

Kulture Aishe Stari Fadil Hasa