Aktualitet 6 Korrik 2019, 18:49

‘U operova nga kanceri i mitres’, Kryemadhi sulmon mjekët: Operacionin e bëra jashtë vendit se këtu kushton shum

Shkruar nga Pamfleti
‘U operova nga kanceri i mitres’, Kryemadhi sulmon mjekët:

'U operova nga kanceri i mitres', Kryemadhi sulmon mjekët: Operacionin e bëra jashtë vendit se këtu kushton shumë

Kryetarja e LSI-së ka folur për operacionin e vështirë, për të cilin udhëtoi jashtë vendit. E ftuar në emisionin “Kjo Jave”, Monika Kryemadhi tregoi se kishte kancer në qafën e mitrës dhe se prej vitesh e kishte mbajtur nën kontroll.

Kryetarja e LSI-së zbuloi gjithashtu se doktorët i kishin kërkuar të kryente një operacion të menjhershëm, dhe se ajo kishte preferuar ta bënte këtë gjë jashtë shtetit.

Monika në fund u bëri thirrje të gjitha vazjave që të vaksinohen kundër kancerit të qafës së mitrës.

Në një nga protestat pas operacionit Kryemadhi ka deklaruar që nuk ka folur me Ilir Metën, burrin e saj që para operacionit. Të bëhet gruaja operacion nga kanceri i mitres dhe të mos e takosh kjo në familjet shqiptare nuk është dëgjuar më parë. Nuk e dimë se për çfarë krenarie e ka Meta kur thotë:’Ndihem krenar që është burri i Monikës’.

“Kisha 5 vitë që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një process shumë të vështirë por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamunduar të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime

E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”– tha Kryemadhi.

Aktualitet