Aktualitet16 Qershor 2019, 13:10

U përplas nga autoambulanca, ndërron jetë këmbësorja

Shkruar nga Pamfleti
U përplas nga autoambulanca, ndërron jetë këmbësorja

U përplas nga autoambulanca, ndërron jetë këmbësorja

Ndërron jetë gruaja që u përplas mëngjesin e sotëm nga ambulanca. Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në kryeqytet.

Pas përplasjes, ka qenë po ambulanca ajo që ka transportuar të plagosurën për në spital, e cila ka ndërruar jetë pas rreth një ore.

Dëshmitarë thanë për “Panorama” se e moshuara ka qenë duke bërë pazar.

Përplasja ndodhi teksa gruaja po kalonte rrugën, duke i dalë përpara ambulancës.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.

Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU

Drejtuesi i mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aktualitet