Babai i Artenida Haskës, vajza e cila humbi jetën disa ditë më parë pasi një trajler e tërhoqi zvarrë në një intervistë që ka dhënë për “Shqipëria live”, ka kërkuar që ngjarja të zbardhet dhe të dënohet personi që i shkaktoi vdekjen vajzës.
Ndër të tjera ai tha: “Punonte në port prej rreth 10 muajsh. Ka shkuar si gjithmonë në punë. Kur ka shkuar një trajler, ajo ka shkuar si gjithmonë për të hapur traun. Ajo ka ecur drejt dhe trajleri e ka marrë me vete. Është ndarë trupi në 2-3 pjesë. Kishte ankesa për shoferët e kamionave që lëvizin me shpejtësi, lëviznin në mënyrë të pakontrolluar. Kishte probleme me ngacmimet nga shoferët, kur i kërkonte dokumentat”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 janar të këtij viti në portin e Durrësit.