Forcat izraelite hapën zjarr ndaj një grupi palestinez që po kapërcenin kufirin e Gazës, ndërsa zyrtarët palestinezë thanë se tre persona mbeten të vrarë.
Mjekët palestinezë thanë se ata morën tre trupa nga vendi i ngjarjes dhe zyrtarët e spitalit të Gazës thanë se një i katërt u plagos.
Incidenti ndodhi brenda natës midis të shtunës dhe të dielës. Ushtria izraelite publikoi pamjet, për të cilat thuhej se personat e armatosur përpiqeshin të kalonin kufirin. Në pamje shiheshin tre persona që ecnin midis pemëve dhe shkëmbinjve dhe njëri prej tyre siç duket nga pamljet mbante një pushkë.