U qëllua me dy plumba në Greqi, zbulohet identiteti i 18-vjeçarit nga Leskoviku

U qëllua me dy plumba në Greqi, zbulohet identiteti i 18-vjeçarit nga Leskoviku

Mediat greke kanë zbuluar identitetin e të riut shqiptar, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmë në Greqi. Ai është Marios Isa, nga Leskoviku.

18- vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba. I riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek. “Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se ekzekutori  ishte profesionist.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pasuniversitetin. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti