Kosova24 Mars 2022, 18:03

U takua me presidentin serb, pezullohet nga detyra kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Shkruar nga Pamfleti
U takua me presidentin serb, pezullohet nga detyra kryetarja e Gjykatës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Vendimi vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë. Lajmi për shkarkimin e Stevanoviq u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK, raporton gazeta “Epoka e re”.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Ky reagim i KGJK-së, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, i bëri thirrjeqë të ndërmarrë masa në raport me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stefanoviç.

Prishtine #Liljana Stevanoviç gjyqtarja Kosove Vucic