Dikur mike të ngushta, sot këngëtaret e njohura Samanta Karavella dhe Ronela Hajati as nuk flasin me njëra-tjetrën. Arsyeja pse miqësia midis tyre ka marrë fund nuk është bërë kurrë publike, mirëpo të dyja nuk i kanë kursyer thumbimet.
Debati i tyre mori përmasa publike, kur i dashuri i Ronelës, këngëtari Young Zerka u shpreh në media se “Samanta nuk meriton famën që ka”, deklaratë e cila nuk u prit fare mirë nga ana e Samantës.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë për emisionin “3-shat”, Samanta nuk ka dashur ti japë më rëndësi kësaj historie, madje është shprehur se gjërat janë tepruar shumë.
“Nuk dua që t’i kushtoj vëmendje kësaj pjese, çka është bërë është bërë, unë e kam diskutuar pjesën time dhe nuk dua të vazhdoj më tej. Mendoj që është tepruar pa shkas dhe prandaj reagova ndaj Zerkës”, – tha Samanta, duke mos dashur të flasë më shumë mbi këtë çështje. /Pamfleti