Showbiz10 Gusht 2019, 05:16

U tha se është shtruar në psikiatri, reagon Miley Cyrus

Shkruar nga Pamfleti
U tha se është shtruar në psikiatri, reagon Miley Cyrus

Miley Cyrus ka reaguar pas thashethemeve se u shtri në një qendër psikiatrike. Miley Cyrus javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë,ku performoi në festivalin “Sunny Hill”.

Pas performancës në këtë festival, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme se këngëtarja është shtrirë në repart psikiatrik.

Thuhej se arsyeja e kësaj është fakti që ajo po rrezikon martesën andaj u detyrua të shtrihej në spital psikiatrik që ta shpëtonte martesën.

Përmes një postimi në Instagram, Miley është lajmëruar nga Italia, ku u shfaq në formë të mirë e veshur në bikini. “Duke jetuar jetën time më të mirë në një nivel të ri!”, ka shkruar ajo.

ROCK THE BOAT ❤️ ?? ❤️??

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Showbiz reagon Miley Cyrus U tha se është shtruar në psikiatri