Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka qenë në qëndër të vemendjes së mediave së fundmi. Lajmi se Rudina është ndarë nga bashkëshorti për shkak të tradhëtisë së saj me një nga ish-deputetët e Lezhës ishte kryefjala e mediave sot.
Madje kjo u përforcua akoma më shumë, nisur nga fakti që Rudina nuk e mban më në gisht unazën e martesës, si dhe nuk publikon më foto me Aleksin në rrjetet sociale.
Pasi është kontaktuar moderatorja për të parë se si qëndron e vërteta mbi këtë ngjarje personale të saj ajo nuk ka mohuar as pohuar asgjë.
Rudina ka thënë se do të flasë publikisht në momentin e duhur, duke mos mohuar asgjë në lidhje me lajmin e ndarjes me bashkëshortin e saj, Aleksin.
Mbetet për tu parë në vijim nëse heshtja e moderatores nënkupton një konfirmim të gjithë situatës. Apo gjithçka po e bën për vemendje mediatike.