Aktualitet14 Gusht 2019, 17:01

Ua ka “hedhur” Valdrin Pjetri, apo e keni patur “sekser”? Ja 8 poste zyrtare, që i kanë dhënë PD-PS-LSI në vitet 20

Shkruar nga Pamfleti
Ua ka “hedhur” Valdrin Pjetri, apo e keni patur

Ua ka “hedhur” Valdrin Pjetri, apo e keni patur “sekser”? Ja 8 poste zyrtare, që i kanë dhënë PD-PS-LSI në vitet 2010-2019

Pyetje kapobandës politike Berisha, Rama, Metaj, Basha, që pushtetet e 28 viteve, i kanë krijuar me kriminelë, trafikantë, imoralë, me plaçkitës rruge e qeverie;  por kur u dalin “lakrat”, nisin e sulmojnë njeri-tjetrin e justifikohen, sikur asnjë prej tyre  nuk ka lidhje me ta

Si në çdo rast që ka vepruar me “roshët dhe kodoshët” e tjerë, të mbledhur në pushtetin e tij pervers e kriminal; pas 11 ditësh heshtje, kryeministri e pranoi me spërdredhje e “larje duarsh”; dënimin e Pjetrit të Shkodrës, siç ka vepruar me “dakot, roshët dhe kodoshët” e tjerë të pushtetit.

Sa për kujtesë të kupolës së PD, që “zbuloi sekretin” e Valdrin Pjetrit; sa për sqarim të kupolës së PS, që “u habit” nga mungesa e sinqeritetit të tij; dhe sa për anti-hipokrizi të Ramës, se gjoja në parti-qeverinë e tij nuk kanë vend trafikantët, po përmendim vetëm këtë fakt: Valdrin Pjetri ka qenë pjesë e kupolës së pushtetit të tre partive PD, PS, LSI.

PUSHTETI PD-LSI, në vitet 2010-2013: Valdrin Pjetri, më ndërhyrje të Ilir Metës, Genc Rulit e Ritvan Bodes; kryeministri Sali Berisha e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nga “Taskë-Forca” Anti Trafik, Anti-Mafia e Anti-Terrorizëm.

Mos vallë, nuk e dinin ministrat e Berishës, krye-juristët Rusmajli, Alibeaj, Imami, Nishani, Olldashi, Halimi, Bumçi, Basha dhe Mul Noka e Visho Ajazi, që Valdrin Pjetri, ishte i dënuar; kur letrat vijnë brenda 24 orësh në Ministrinë e Drejtësisë, në SHISH e Polici, si skedë për mbikëqyrje personi?

PUSHTETI PS-LSI, në vitet 2013-2014: Valdrin Pjetri, me ndërhyrje të Ilir Metës dhe mbështetje të Arben Ahmetajt e Damian Gjiknurit, miq e shefa të babait të tij kryetar bordi në KESH; e mbajtën Valdrin Pjetrin, në detyrën tek pasuritë e konfiskuara, ku e kishte emëruar Sali Beisha.

PUSHTETI PS-LSI, në vitet 2014-2015: Valdrin Pjetri, me pazar të përbashkët Rama-Meta, me garanci të ministrave Gjiknuri, Kodheli e Ahmetaj, u emërua Drejtor i Drejtorisë së Pronave, në Ministrinë e Mbrojtjes.

PUSHTETI PS-LSI, në vitet 2015-2017: Valdrin Pjetri, u emërua me “CV të pastër” Kryetar i Komisionit Shtetëror dhe NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes, për Demontim-Shitjen Skrap, të Municioneve Luftarake dhe drejtor Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse (Fondet), në Ministrinë e Mbrojtjes.

PUSHTETI i PS, janar 2018-maj 2018: Valdrin Pjetri, emërohet Drejtor i Hipotekës-Tiranë.

PUSHTETI i PS, në periudhën qershor 2018-mars 2019: Valdrin Pjetri, u emërua me “CV të pastër”, në detyrën: Drejtor i Përgjithsëm i Hipotkave të Shqipërisë.

PUSHTETI i PS, në periudhën prill 2019-maj 2019: Valdrin Pjetri, u emërua me “CV të pastër”, në detyrën: Prefekt i Qarkut të Shkodrës.

PUSHTETI i PS,  më 5 maj 2019: Valdrin Pjetri, u propozua me “CV të pastër” dhe u përzgjodh nga Edi Rama nën hyqymetin e Tom Doshit si “fytyra e re e PS”, mes 3 kandidaturave, për kandidat “Kryetar Bashkie të Shkodrës”.

PYETJE: – Mos vallë ministrat e Edi Ramës e Ilir Metës, “anti-korrupsionistët, Xhafaj, Vasili, Gjiknuri, Ahmetaj, Tahiri, Manjani e bashkë me ta edhe Dritan Demiraj e Gazmend Bardhi, 6 muaj ministra policie e drejtësie të pushtetit PS-PD-LSI pas pazarit të 17 majit;  dënuar; mos vallë nuk e dinin që Valdrin Pjetri ishte i dënaur; kur letrat e drejtësisë italiane i kishin në tavolinë?/Pamfleti

Kryesore apo e keni patur “sekser”? Ja 8 poste zyrtare që i kanë dhënë PD-PS-LSI në vitet 2010-2019 Ua ka “hedhur” Valdrin Pjetri