Showbiz21 Shtator 2019, 14:38

“UFO-t ekzistojnë, ja provat!”, nga Marina Amerikane del një video dhe bota mbetet pa frymë

Shkruar nga Pamfleti

Askush nuk e di me saktësi se çfarë janë. Por pa dyshim këta objekte ishin vërtet në qiell dhe nuk janë imazhe të modifikuara.

Tre Ufo të vërtetë. Marina Ushtarake e SHBA-ve nuk përdor asnjë metaforë: Për vite ka analizuar tre video të realizuara nga disa pilotë, duke mbërritur në të njëjtin konkluzion: “Nuk ishim në gjendje të dallonim ato pajisje në qiell”. Me pak fjalë, bëhet fjalë ër UFO të mirëfilltë. Për saktësim, të tre objektet u klasifikuan si ‘fenomen ajror i paidentifikuar’.

Është hera e parë që SHBA-të i referohen zyrtaristh objekteve fluturuese të paidentifikuara, pra UFO-ve. Normalisht, nuk ka asnjë gjurmë të krijesave aliene, por referimi për UFO nuk është pak. Të tre filmimet me provën e mjeteve të paidentifikuara u bënë të njohura për publikun. Të njohur si Flir1, Gimbal dhe GoFast, videot janë realizuar në kohë të ndryshme.

Më 14 nëntor të 2004 është parë objekti i parë, dy të tjerët më 21 janar të 2015. Një nga videot u xhirua nga ekuipazhi i një kapësi bombardimesh F/A 18.

Observimet e janarit të 2015-s janë bërë mes Floridas dhe Georgia-s në një zonë pranë ‘Navy’s atlantic undersea test and evaluation center (Autec)’, një qendër ushtarake në avangardë të teknologjisë dhe pajimit me sisteme të sofistikuar me sisteme të monitorimit aeronautik dhe marin.

Autenticiteti i filmimit nuk ka asnjë dyshim, duke qenë se është realizuar nga një pilot gjatë një fluturimi stërvitjeje.

Ato objekte fluturuese nuk janë matur kurrë nga instrumentet. Ose të paktën kështu duket, duke parë se të dhënat teknike të nxjerra gjatë takimit mes avionit ushtarak dhe Ufo-s mbeten një sekret.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lifestyle “UFO-t ekzistojnë ja provat!” nga Marina Amerikane del një video dhe bota mbetet pa frymë