Ky zullumqar me doktoraturë të vjedhur, të shitur nga Vasilika Hysi, u bë deputet, pasi së bashku me shefin e tanishëm të AKU, pastroi letrat e parave të pista, që futeshin në “Centrifugën e Lavatriçes Shqipëri“ dhe, pasi zhduku letrat e pronave, të vjedhura nga pushtetarët në bregdet, ndërkohë që është i skeduar nga SHBA me nofkën “Eksperti”, për kontrabandën e naftës me pushtetin e Sadam Hysein, bashktë me sponsorin “Taçi-Toçi” të Berishës
Punët me bandën e pushtetit të dekompozuar “rilindja”, kanë shkuar deri në atë “vrimë gjilpëre”, sa Edi Rama, që ka veshur me pushtet e ka mbrojtur lloj-lloj kriminelësh e sharlatanësh, nuk ka më fuqi të mbrojë as veten, mbasi luftën anti-krim e komandojnë ndërkombëtarët.
Lista e skartimit, po nis me deputetin Alket Hyseni, “ujkun” e pronave në bregdet, tashmë me dosje penale “mal”, për krimin e vjedhjes dhe fshehjes së vjedhjeve të pronave, të bëra nga ai dhe shtetarët e çdo niveli e ngjyre politike, në vijën bregdetare Durrës-Sarandë.
Sipas informacionit të sigurtë, deputeti Alket N. Hyseni, është thirrur “konfidencialisht” nga prokurorja Arta Marku, për “ca sqarime”, pas faktimit të dosjes hetimore, për afro 73 hektarë toka, të vjedhura direkt prej tij, me privatizime e transkasione fiktive, në 11 mijë m2 prej të cilave, ka ndërtuar resort turistik në Himarë bashkë me vëllain e një ministri me VKM të posaçme të Edi Ramës.
Prokorurja Arta e Marku, ka thirrur “ujkun” Hyseni, në zbatim të një “detyre”, të lënë nga partnerët ndërkombëtarë, për t’i komunikuar nisjen së shpejti, të një procesi gjykimi, ndërkohë që hetimi ndaj tij ka përfunduar, gati për t’i kërkuar Kuvendit, lejen për ta prangosur.
Përveç vjedhjes së tokave në bregdet, bërë me zaptime e plotësim dosjesh të falsifikuara, naj tij, ka akuzë të fortë me shkresa zyrtare, për të cilat po hetohet prej 5 muajsh.
Sipas diosjes, gjatë kohës kur ishte Drejtor i “Taskë Forcës Qeveritare të Pronave në Bregdet”, ky bandit i veshur prej Ramës, me mandat deputeti për ta shpëtuar nga ligji, ka fshehur krimin e vjedhjes së 413 hektarë toka, me falsifikime nga shtetarë, politikanë, gjyqtarë, prokororë, kryebashkiakë, oligarkët e “të fortë”, duke mos i paqyruara as në relacionin, dërguar Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Deputeti Alket Hyseni, është i skeduar dhe për skandalin, me tokat e një fshati turistik në Golem, paditur në vitin 2014 nga prnarët legjitim dhe nga firma ndëtuese e resoritit, si zaptues me letra false, i 500 m2 tokë në plazh, pranë vilës së tij, blerë në vitin 2007, ndërtuar e shitur nga kompania “Musaj and CO”, me vlerën 190 mijë euro, me sipërfaqe ndëtirmi 525 m2, me 4 dhoma gjumi, 2 dhoma ndenje, 4 tualete, 2 veranda dhe oborr 600 m2.
Por në dosjen e tij, janë bashkëngjitur edhe fakte, nga koha kur ka qenë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kur ka qenë Kryetar i Këshillit Adminstrativ në Universitetin e Durrësit, kur ka qenë kryeinpsektor i INUK në Kavajë, kur patur bizines studion avokatore “Hyseni&Associates”, me të cilën bënte e makonte zullumet me tokat.
Dosja më e zezë e tij, është veprimtaria, gjatë kohës kur ka qenë përfaqësues i tregut të karburanteve, ku njihej me nofkën “Eksperti”, skeduar prej DEA-s, si pjesë e rrjetit të kontrabandës së naftës me pushtetin e Sadam Hysein, bashkë me “sponsorin” Taçi-Toçi të Berishës e disa të tjerë, që fshihen si akademikë pas universiteteve “lavatriçe”, si bos kazioneje në qendër të Tiranës, me ata që administrojnë “Check-up”-in e Vilmës, apo që ngjiten në malin “Everest”./Pamfleti – (Vijon) –