Aktualitet 8 Maj 2018, 13:41

“Ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë”/ Kancelari dhe sekretarja e Gjykatës së Tiranës fshehin shkresat zyrtare (D

Shkruar nga Pamfleti

Nuk janë vetëm prokurorë e gjykates, zyrtarë të larte të qeverisë e politikës të perfshirë në një skemë të pashpallur, por botërisht të njohur mashtrimi, korrupsioni e mitmarrjeje. Kryegjyqtarë e prokurorë të rëndësishem tallen me vetingun e shqiptarët tek deklarojnë se pasurinë e kane vënë me bixhoz, para dasme apo pune “krahu”në guroret e Greqisë.

“Ujku ujku”-thotë populli, por çakalli bën kërdine.Dhe kerdia po behet nga kancelarë e zyrtarë gjykatash të cilët në këmbim te parave zhdukin e fshehin dokumente që kanë të bejne me vuajtje e pasuri qytetarësh.

Biles edhe kur këto shkresa vijnë nga institucioni më i lartë i drejtësisë: Gjykata Kushtetuese.
Shembulli më i fresket është i shënuar në Gjykatën e Tiranës kur kancelari i kësaj Gjykate dhe sekretarja jo vetëm nuk i përgjigjen shkresave zyrtare, por i fshehin ato në mënyre te paskrupullt.

Dokumenti autentik bën fjalë për një fshehje 51 ditore. Natyrisht kjo nuk është harresë e gabim njerëzor, por vazhdë korrupsioni ku pala kundërshtare e një procesi paguan dhe pengon tjetersinë.
Nëse ka një milimeter erë shteti e serioziteti sot këta zyrtarë e gdhijnë mëngjesin në qeli. Nëse jo, atëherë do gjendet një prokuror nesër që me indicje të dokumentuar do dërgoje para ligjit zyrtarë të tillë monstra.

Tani nuk ka më dyshim:Krimi dhe korrupsioni në vend të tmerrohen po trimërohen.Edhe sa kohë…pyetja 1 miliard?!Të shohim reagimin e Task-Forcës Marku-Rama!/Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

Aktualitet “Ujku por çakalli bën kërdinë"/ Kancelari dhe sekretarja e Gjykatës së Tiranës fshehin shkresat zyrtare (Dokumentet)