Anti-Mafia25 Qershor 2018, 23:13

Ultimatumi/ Burg për Ilir Metën dhe shpurën e kriminelëve të LSI, po fshijnë nga harta pyjet e Bulqizës

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi/ Burg për Ilir Metën dhe shpurën e kriminelëve

Ultimatumi/ Burg për Ilir Metën dhe shpurën e kriminelëve të LSI, po fshijnë nga harta pyjet e Bulqizës

Bulqiza është gati të shkrepë pushkë. Kur thika shkon në palcë nuk ka më rrugë tjetër veçse të rrëmbesh armën dhe të mbrosh familjen dhe pasurinë tënde.

Një popull i tërë po ulërin të shkojë në burg “perandori i korrupsionit” Ilir Meta dhe shpura e hajdutëve të LSI-së.

Jetojmë në kohë paradoksesh e çudirash. Paradoksesh sepse shteti që duhet të mbrojë qytetarët e tij sipas kushtetutës është vënë në funksion të hajdutëve dhe oligarkëve.

Është vetë ky shtet që lëshon licenca për shfrytëzimin e pasurisë mbi e nëntokësore dhe ku fitimet shkojnë tërësisht në xhepat e pak njerëzve të kamur, kurse qytetarët vetëm vuajnë pasojat e mjedisit të dëmtuar.

Nga ana tjetër, jetojmë në kohë çudirash, pasi po e marrin popullin për budalla. Po i thonë “po e presim pyllin për të mirën tënde”, “Po e marrim kromin për të mirën tënde”, “po i largojmë të rinjtë se emigracioni i bën mirë Shqipërisë”. Zot i madh, na ruaj nga këta plehra!

Këta nuk janë përfaqësues të popullit, këta janë mashtrues ordinerë dhe faqezinj që urrejnë vendin e tyre dhe popullin e tyre. Të tillë drejtues si këta të LSI-së nuk u gjen shokun në botë, armiq të betuar të çdo vlere natyrore e njerëzore në këtë vend.

 Bashkia Bulqizë, së bashku me Ministrinë e Mjedisit gjatë kohës që drejtonte Lefter Koka, kanë lëshuar licensë dhe kanë dhënë leje të priten masivet pyjore të Balgjajt dhe Malit të Arajsit (njohur ndryshe si Mali i Bardhë).

Qytetarët nuk pyeten fare, çdo gjë bëhet vetëm e vetëm si të vjedhin dhe të përfitojnë. Dihet që pylli është i shenjtë në këto anë, për banorët e kësaj zone ai është jetë, sepse prej tij kushtëzohet uji i pijshëm dhe ai vaditës, por edhe mjedisi i pastër.

Të presësh pyllin do të thotë të shpërngulësh nga kjo zonë, katër fshatra (Dushaj, Kocaj, Dragua dhe Fushë Bulqizë) me afërsisht 4000 banorë.

Nëse pritet pylli zhduket uji dhe nëse zhduket uji zhduken fshatrat dhe zona shpopullohet.

A nuk është kjo një masakër ndaj qytetarëve të këtij vendi? Prandaj banorët janë rebeluar dhe janë gati të shkrepin armën, pasi u ka ardhur shpirti në “majë të hundës”.

Ai që ka lëshuar licensën është i LSI-së. Bashkia që ka dhënë miratimin për prerjen e masivit pyjor më të madh në Bulqizë është po e LSI-së.

Cfarë tjetër duhet të dish për të kuptuar se kjo bandë po përdor vulën e institucioneve të shtetit për të vrarë qytetarët dhe njerëzit e lirë të këtij vendi?

Një popull i tërë sot po kërkon të shkojnë në burg hajdutët e LSI-së. Leja për prerjen e pyjeve është dhënë në kundërshtim me cdo parim ligjor e mjedisor.

Teoritë se këtu po jepet leje për pastrimin e pyllit nuk i ha njeri dhe ai që e ka hartuar këtë justifikim bastard, qoftë dhe inxhinier pyjesh, meriton i pari burgun.

Ka ardhur koha ta themi hapur dhe me zë të lartë: Ilir Meta të shkojë në burg, kreu i bashkisë Bulqizë të shkojë në burg, zyrtarët në ministri që dhanë lejen të futen në qeli. Boll më! Ka shkuar thika në palcë dhe fjalën e kanë vetë banorët që janë në kushtet e vetmbrojtjes.

Nëse ka b..thë Edi Rama duhet të anulojë dhënien e lejes së shfrytëzimit të pyllit.

Një kryeministër i përgjegjshëm dhe një shtetar i drejtë duhet të nxisë drejtësinë të veprojë sepse ka skemë korrupsioni të hapur, me emra dhe mbiemra, me firma dhe dokumente false.

Në të kundërt i bie që vetë kryeministri të jetë pjesë me bandat dhe popullit i lind e drejta të marrë armën e të mbrojë veten. Këtë herë e kanë pisk me Bulqizën.

Ja vodhën cdo pasuri që kishte, tani duan t’i marrin jetën.

Ka ardhur momenti që Ilir Metës me shokë t’i thuhet “Ndalu beg, se ka hendek”.

Leter nga Bulqiza

Anti-Mafia Burg për Ilir Metën dhe shpurën e kriminelëve të LSI po fshijnë nga harta pyjet e Bulqizës Ultimatumi