“Ultras Guerrils” japin kushtrimin, paralajmërim nga të kuqtë

Tifozët e Partizanit, “Ultras Guerrils” kanë lëshuar kushtrimin e tyre për ndeshjen kundër Luftëtarit. Ekipi i “demave” do të përballet kundër Luftëtarit dhe mbështetësit e kuq kanë menduar që të mbështesin fuqishëm ekipin e tyre. Ata kanë dalë me një postim në faqen e tyre në “Facebook” ku kërkojnë mbështetje absolute. 

“Partizani tashmë ka nevojë për masivitetin e tifozëve, stadiumi duhet të jetë i stërmbushur në çdo ndeshje, tribunat duhet të fillojnë të ngrihen peshë nga oshëtimat, ekipet kundërshtare të dridhen e të frikësohen nga uragani i kuq, që vjen nga egërsia tifozërike!

“Për ta bërë këtë evojitet që gjithsecili të na bashkohet në çdo ndeshje, në çdo transfertë, në çdo moment, deri në fund. Dhe pas fundit, gati për t’ia nisur sërish! 
Ne jemi Partizani!
Ne jemi legjenda!”.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti