Sport17 Korrik 2018, 22:17

“Unë do të isha si Cristiano Ronaldo” – perla e sulmuesit italian

Shkruar nga Pamfleti
“Unë do të isha si Cristiano Ronaldo” – perla e

Sulmuesi Antonio Cassano foli në lidhje me Cristiano Ronaldon. Ai mendon se ishte i veçantë si portugezi në kohën që luante futboll. “Unë kisha diçka të veçantë, padyshim. Nëse nuk do të kisha bërë disa veprime që nuk i kanë hije një futbollisti në nëse do të isha stërvitur më mirë, atëherë unë do të isha si Cristiano Ronaldo.

“Nëse 15 vite më parë do të kisha bashkëshorten time Carolina, me stabilitetin që të japin fëmijët, historia ime në futboll do të kishte pasur të tjera rezultate. 

“Natyra i ka dhuruar një turp mbresëlënës dhe një tru të programuar vetëm për punë. Unë e urreja profesionalizmin dhe tani admiroj Ronaldon që nuk del kurrë nga rreshti. Unë mendoj se në historinë e futbollit do të mbahet mend si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

“Cristiano është si Nadal, një sportist fantastik, i rritur mbi talentin, por mbi të gjitha me punë rraskapitëse dhe shumë vullnet. Ndërkohë, Federer dhe Leo Messi janë talenta të jashtëzakonshëm, që bëjnë diferencën pa pasur nevojë për shumë stërvitje apo një trup të shkëlqyer. Pak a shumë si isha unë…”, – tregoi ai. 

Sport Antonio Cassano Cristiano Ronaldo