Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka njoftuar se do të aplikohen testet masive në vend.
Kurz përmes rrjeteve sociale, shkruan se testet e reja masive, do të mundësonin që të zbulohen sa më shpejtë të infektuarit dhe zinxhiri do të prishet më shpejtë.
Kancelari i ka bërë thirrje austriakëve që të marrin pjesë sa më shumë, pasi edhe masat do të jenë më pak të nevojshme.
Më tej ai shton se vaksina e Covid-19, do të jetë falas, në fund Kurs i bën lutje shtetasve të tij për t’u testuar.
Testet masive në të gjithë Austrinë ofrojnë mundësinë për të përmbajtur shpejt përhapjen e koronavirusit dhe kështu të mbrojnë më mirë shëndetin e njerëzve në Austri. Unë ju lutem: Le të testohemi!