Sport10 Tetor 2019, 22:02

United çmendet në merkato, gati shpenzimet e majme

Shkruar nga Pamfleti
United çmendet në merkato, gati shpenzimet e majme

Manchester United raportohet se është gati të bëjë çmenduria për të blerë dyshen e Leicester City-t James Maddison dhe Ben Chilwell. Skuadra e Solskjaer ka bërë një start të tmerrshëm të sezonit, duke marrë vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e para të Premier League.

Dhe për të përmbysur këtë situatë, klubi ka identifikuar dy yjet angleze si objektivat kryesorë sipas The Sun.

Megjithatë, Blerja e dyshes së Leicester, të cilët janë nga 22-vjeç, mund të kushtojnë 150 milionë euro së bashku.  Portali anglez raporton se klubi do t’i japë në dispozicion një shumë të madhe trajnerit në mënyrë që ta shpenzojë në merkaton e janarit.

 

Sport