Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është shprehur sot (16.01. 2021) gjatë një konference për shtyp, se do të vijojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese që janë vendosur për frenimin e përhapjes së Covid-19.
“Do të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit që është ndalimi i lëvizjes nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit. Mbetet në fuqi pezullimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve. Vendimi tjetër i Komitetit është se mësimi në universitete do të jetë onlinë deri në një urdhër të dytë”,tha Manastirlu.
Në lidhje me fluturimet me Britaninë e Madhe Mansatirliu, deklaroi se: “do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt. Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim”.