Showbiz25 Maj 2019, 14:38

Uou, aktori i njohur me origjinë shqiptare paska një biznes të tijin/ prodhon dhe tregton marjuanë

Shkruar nga Pamfleti

Uou, aktori i njohur me origjinë shqiptare paska një biznes të tijin/ prodhon dhe tregton marjuanë

Jim Belushi është një nga aktorët me origjinë shqiptare më të njohur në Hollywood, kryesisht për shkak të rolit në shfaqjen elevizive ‘Life according to Jim”, apo në filmat “K9” apo “Red Heat”.

Megjithatë vitet e fundit, më saktësisht prej 2010-ës, ai duket se është tërhequr disi nga aktrimi për t’ju përkushtuar diçkaje tjetër. Së fundmi Belushi ka zbuluar se i është futur biznesit të prodhimit dhe tregëtimit të marijuanës, kjo falë dhe një ferme të vogël ku kultivon pikërisht këtë bimë.

Ferma e tij ndodhet në shtetin e Oregon-it në SHBA, ku ai është duke jetuar për momentin dhe ka filluar të kultivojë marijuanën, që kur kjo e fundit u legalizua në këtë shtet. Në fakt, ai vetë rrëfen se ka qenë përdorues, por tregëtimin e cannabis-it po e bën kryesisht për shkak të vetive mjekësore që ka. Madje ai po mendon ta zgjerojë biznesin, në mënyrë që ti japë akses njerëzve të varfër në përdorimin e saj.

Sipas Jim, nëse vëllait i tij John, aktori dhe skenaristi legjendar i SNL, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare nga një mbidozë droge, do të jetonte në kohën kur marijuana ishte e legjishme, ndoshta nuk do të kishte vdekur. Kjo për shkak se ai vuante nga dhimbjet kronike nga një përplasje që kishte pësuar në kohën kur ishte lojtar i futbollit amerikan dhe i oërdorte drogërat si një mënyrë për tu vetë-mjekuar e për të mos pasur dhimbje. Nëse ai do të mundej të përdorte cannabis-in në atë kohë, me shumë mundësi do të kishte shpëtuar.

Ndërkohë për ju që nuk e dini, një numër i madh aktorësh apo këngëtarësh, janë zotërues të fermave të marijuanës, sidomos në shtetet ku përdorimi i saj është i ligjshëm. Këtu mund të përmendim: Mike Tyson, Whoopi Goldberg apo Snoop Dog, të cilët të themi të vërtetën e prodhojnë më shumë për përdorim vetjak.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete Biznes Jim Belushi Marjuanë