Showbiz25 Maj 2019, 14:48

Ups! Pasi plagosi menaxherin e “On Records”, atentatori ju arratiset nga spitali forcave të rendit

Shkruar nga Pamfleti

Ups! Pasi plagosi menaxherin e "On Records", atentatori ju arratiset nga spitali forcave të rendit

Para pak ditësh një përplasje me armë ndodhi në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku mbeti i plagosur menaxheri i labelit “On Records”, Met Elshani.

Në atë kohë, policia e Kosovës arrestoi katër të dyshuarit e atentatit ndaj Elshanit, ndërkohë që ky i fundit u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në një prenoncim të mëvonshëm, menaxheri i reperit Fero deklaroi se nuk i njihte djemtë që kishin qëlluar në drejtim të tij dhe se nuk kishte asnjë konflikt. Njëri prej të arrestuarëve ka qenë duke u trajtuar në Klinikë Ortopedikë të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, për shkak se kishte mbetur i lënduar nga përleshja. Ditën e sotme sipas Klan Kosova, Adhurim Krasniqi është arratisur nga klinika ku po trajtohej, edhe pse ka qenë të gjithë kohën duke u ruajtur nga forcat e rendit. Atij i është dhënë masa e paraburgimit nga gjykata dhe do të gjykohej në ditët në vazhdim për akuzën e tentativës së vrasjes, bashkë me tre të rinjtë e tjerë.

Të dhëna të reja priten të dalin nga Policia në orët në vazhdim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete arratisje atentatori Plagosja