Anti-Mafia11 Nëntor 2018, 18:36

Urdhëri/ Brenda 20 dhjetorit, gjithë punonjësit e administratës të bëjnë “Check-up”, do marrë “çekun” Vilma

Shkruar nga Pamfleti
Urdhëri/ Brenda 20 dhjetorit, gjithë punonjësit e

Urdhëri/ Brenda 20 dhjetorit, gjithë punonjësit e administratës të bëjnë “Check-up”, do marrë “çekun” Vilma

Sipas ultimatumit të drejtorëve, punonjësit duhet të paraqesin tek shefat, formularin e analizave që vërteton bërjen e “Check-up”-it, në të kundërt ata që nuk e bëjnë, pas datës 20 dhjetor, do të marrin si dhuratë për Vitin e Ri, urimin në celular: “Suksese në jetë”!

Po afron fundi i vitit, por nuk po marrin fund, streset e punonjësve të administratës publike, të cilët në çdo 6 muaj, përveç absurditeve të tjera të kryeministrit, ministrave e drejtorëve, përballen edhe me “Check-up”-in e Vilma Nushit.

Denoncimi që ka ardhur sot në “PAMFLETI”, bënë më dije, se drejtorët e institucioneve dhe shërbimeve publike buxhetore, kanë marrë urdhër nga “LARTË”, për të realizuar me urgjencë, “aksionin” e nisjes së detyrueshme të punonjësve, drejt qendrave mjekësore, ku bëhet “Check-up”-i.

Sipas informacionit, urdhëri është dhënë nga kryeministri, për ministrat, ndërsa këta të fundit, kanë urdhëruar drejtorët, që brenda datës 20 dhjetor 2018, të gjithë punonjësit, të kenë bërë kontrollin mjekësor, në qendrat shëndetësore dhe zyrat afër tyre, që Vilma i ka marrë me qira, por të paguara nga shteti.

Urdhëri i dhënë, është shoqëruar me “kujtesën shoqërore” të drejtorëve, për të shpejtuar e mos neglizhuar, mbasi do t’i “hapin telashe vehtes”, sepse nuk do ketë asnjë tolerim, ndërkohë që janë njoftuar, se qendrat e “Check-up”-it, do të jenë të hapura dhe ditët e shtuna e të diela.

Ky aksion, nuk ka lidhje me merakun e qeverisë, për verifikimin e shëndetit të punonëjsve, por me objektivin e plotësimit, të numrit të personave, që kanë bërë procesin e “Check-up”-it brenda datës 20 dhjetor, me qëllim që qeveria, të jetë në rregull, me dhënien e “çekut” 12 milionë euro Vilma Nushit, mikeshës së kryeministrit dhe kunatës së Xhezair Zaganjorit.

Sipas urdhërit të dhënë nga “LARTË” dhe ultimatumit të drejtorëve, punonjësit duhet të paraqesin tek shefat, formularin e analizave me datë e orë, që vërteton bërjen e “Check-up”-it, në të kundërt ata që nuk do ta bëjnë, pas datës 20 dhjetor, do të marrin si dhuratë për Vitin e Ri, urimin në celular: “Suksese në jetë”!/Pamfleti

Anti-Mafia do marrë “çekun” Vilma gjithë punonjësit e administratës të bëjnë “Check-up” Urdhëri/ Brenda 20 dhjetorit