Urdhëroi t’i merrnin jetën gruas së tij, Gjykata e Krimeve të Rënda i dha këtë dënim

Urdhëroi t'i merrnin jetën gruas së tij, Gjykata e Krimeve të Rënda i dha këtë dënim

Sadetin Sula ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij dhe është denuar me burgim te perjetshem , vendimi u dha nga Gjykata e Krimeve te Rënda.

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me burg për jetë shtetasin Sadedin Sulaj, për vrasjen e gruas së tij. Kjo vrasje ka ndodhur dy vjet më parë, ku Sula ka vrarë gruan sepse ajo nuk i bindej.

Gjykata ka thënë se ai urdhëroi vrasjen e bashkshortes së tij, puntorit Fatjon Karameshta, i cili e mbyti Suela Sulen në tualetin e mobilerisë së çiftit Sula.

Ngjarja

Sadetin Sula ka njoftuar vetë policinë për vdekjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula. Fillimisht ka njoftuar nipin e tij dhe menjëherë më pas policinë e Shkodrës, duke i thënë se bashkëshortja e tij është vetëvrarë dhe se është në tualetin e mobilierisë e pajetë.

Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë parë rrethanat dhe shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë kanë bërë shoqërimin në polici të bashkëshortit të saj.

Mësohet se 47-vjeçari nuk ka pranuar se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, duke i thënë policisë së ajo është vetëvrarë duke mbytur veten me litar dhe se shenjat në trup kanë qenë si shkak i tentativave për t’u vetëvrarë.

I akuzuari është marrë sërish në pyetje dhe ka nisur që të ndryshojë versionin e ngjarjes përpara policisë në disa detaje, duke qenë konfuz dhe duke krijuar dyshime.

Edhe pas daljes së ekspertizës mjekoligjore, Sadetin Sula mësohet se nuk e ka pranuar krimin për të cilin dyshohet dhe ka deklaruar në polici se nuk është ai autori i vrasjes së bashkëshortes së tij dhe se ajo është vetëvrarë.