Anti-Mafia14 Shtator 2019, 17:36

Shkruar nga Pamfleti

Urdhri Ramës/ Për radarët, Kodheli zbatoi skemën e mafies detare; “rreshtoi” gjeneralët në afera dhe 4 vjet bëri lojën “fik-ndiz”

KRYEMINISTRI RAMA, KA MARRË 314 NJOFTIME NGA USHTARAKËT, PAMECA e DEA; NDËRSA MINISTRJA MERRTE 1 ANKESË NË ÇDO 3 DITË, POR HESHTNIN/ Nëse nuk i kanë zhdukur nga Arkiva e Shtabit të Përgjithshëm, e Drejtorisë të Ndërlidhjes, e SHIU-t dhe Ministrisë e Mbrojtjes; prokuroria mund të gjejë korrespondencat konfidenciale të shefave me ministren Kodheli, ku zbulohet e vërteta, se si urdhërohej e zbatohej skema mafioze, që radarët e ushtrisë, të ndizeshin e mbaheshin “non stop” të shërbim, vetëm kur në Shqipëri vinin delegacione të nivelit të lartë politik SHBA-BE, kur vinin ekipet e NATO-FBI, të PAMECA, EUROPOL E DEA; ose kur bëheshin stërvitje, monitorime, patrullime e aksione të përbashkëta, në kufirin dhe hapësirat shqiptare-greke-italiane-malazeze

Vijon nga Pjesa e Parë

SPECIALE/ PJESA E DYTË E DOSJES “RADARËT-TRAFIKU-KODHELI E KORRUPSIONI ME GJENERALËT”, MBYLLUR NGA ADRIATIK LLALLA DHE ARTA MARKU

Ministrja Mimi Kodheli, përjashtoi (hodhi në kosh), studimin/proçedurën e prokurimit të muajit mars 2014 për radarët, i njëjti version si studimi 2013-2017 i miratuar nga NATO; ndërsa në muajin dhjetor 2014, në kundërshtim me ligjin për sigurinë kufitare, ngriti një grup të ri pune në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, me zyrarë të caktuar preferencialisht vetëm prej saj.

Propozimi u bë, nga Kolonel Ferdinand Dimo dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Jeronim Bazo, udhëhequr nga Drejtoria e Ndërlidhjes, me përfaqësues kukulla nga Komanda e Forcës Detare, për të hartuar një studim të ri, në mirëmbajtjen e sistemit të SIVHD, krejt të kundërt, me sistemin që aplikojnë vendet e NATO.

Ky devijim i standardit dhe referencës teknike-ligjore, u bë vetëm për arësye abuzimi e shpërdorimi financiar (vjedhje), të buxhetit të radarëve, për të arritur nivelin e fondit limit mesatar, mbi 1.2  miliardë lekë (të vjetra) në çdo prokorurim; kosto kjo e sajuar qëllimisht për ta vjedhur, caktuar shtesë mbi vlerën e kontratës koncesionare, që u bë me firmën private “IDEA-TEL shpk”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ky fakt, vërtetuar nga tenderimi i bërë vitin e parë kalendarik të “shërbimit/mirëmbajtje vjetore të sistemit, ku vlera ishte 115 milionë, 233 mijë e 655 lekë të reja pa TVSH, pasqyruar në Kontratën Nr. 233/3, datë 11. 08. 2015, lidhur në Komandën e Forcës Detare; ndërsa totali për 3 vitet 2015-2017, ishte 3 miliardë e 550 milionë lekë pa TVSH; vetëm për mirëmbajtje elementare e kapitale të sistemit të radarëve

Skandal është fakti, se ministrja Mimi Kodheli, ka prokuruar e firmosur kontratën me firmën shqiptare “IDEA-TEL shpk”, me kosto 5.3 herë më të lartë, se vlera e kontratës që kishte me firmën amerikane “Lockheed Martin Global INC”; firmosur pa konsulencë, pa asnjë kundërshtim e madje pa asnjë “pëshpërim”, nga gjithë gjeneralët dhe kolonelët e ushtrisë, që kishte caktuar në grup Mimi Kodheli.

Afera korruptive, provohet nga krahasimi i vlerës financiare, të mirëmbajtjes totale vjetore të sistemit, të cilën, firma amerikane “Lockheed Martin Global INC” e kishte 250 000 $ (18 000 $ në muaj), duke mbajtur gjendje në depot e sistemit të radarëve, pjesë rezervë në vlerën 70 460 $, për raste emergjencash, paçka se nuk e kishte detyrim në kontratë.

Ndërsa në kontratën “Mirëmbajtje e sistemit SIVHD për vitin 2014 e në vazhdim, lidhur me firmën shqiptare “IDEA-TEL sh.p.k”, ka vlerë totale 16 milionë, 942 mijë e 512 lekë (të reja pa TVSH); plus shtesën nga buxheti i ministrisë, në vlerën 115 milionë, 233 mijë e 655 lekë në vit, ose ofro 97 milionë lekë në muaj; kontratë e nënshkruar dhe zbatuar me urdhër të ministres Kodheli, për 3 vitet 2015-2017; ndërsa kontrata me firmën amerikane, ishte 18 000 $ në muaj.

Ndoshta, dosjen korruptive të kontratës së radarëve 2014-2017, që po vazhdon me të njëjtat çmime, të caktuara nga ish-ministrja Kodheli dhe 5 gjeneralët e kolonelët e futur në “thesin” e korrupsionit prej Kodhelit; mund dhe duhet ta rihapin BKH e SPAK, paçka se me urdhër të kryeministrit Rama, e kanë mbyllur Adriatik Llalla e Arta Marku pas tij.

Po kështu dhe dosjen, për shkatërrimin e nxjerrjen jashtë funksionimit të radarëve në vitet 2014-2017; si skemë e mafies detare, futur në veprim me “porosi” të kryeministrit Rama, zbatuar me urdhër të ministres Mimi Kodheli dhe konkretizar nga gjeneralët, nga zyrtarët e kufirit dhe nga firma private, që ishte jo vetëm pjesë përfituese financiare e këtij krimi shtetëror, por së pari, ishte “dora” që defektonte qëllimisht dhe që fikte e ndizte radarët, sipas urdhërave të kupolës “Rama-Kodheli” e sipas pazareve, që bënte me mafien e trafiqeve detare. (Vijon)./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia “rreshtoi” gjeneralët në afera dhe 4 vjet bëri lojën “fik-ndiz” Kodheli zbatoi skemën e mafies detare Për radarët Urdhri Ramës