Politike28 Mars 2018, 06:51

Uria e çiftit Meta për të vjedhur, 150 emërime të paligjshme në ministritë e drejtuara nga LSI

Shkruar nga Pamfleti
Uria e çiftit Meta për të vjedhur, 150 emërime të

Zv/kryeministrja Mesi deklaroi dje në Komisionin e Integrimit,  se vetëm në ministritë e drejtuara nga LSI, sipas saj, janë gjetur mbi 150 emërime të paligjshme, ndërsa theksoi se në administratë nuk ka patur asnjë largim të paligjshëm

 “Në administratë nuk ka asnjë largim të paligjshëm. Vetëm 4% e atyre me status të nëpunësit civil janë larguar. Po kështu në DAP nuk ka asnjë emërim të paligjshëm. Vetëm në ministri të drejtuara nga LSI më parë ka patur 150 emërime të paligjshme”, u shpreh  ajo.

Ndërkohë në mbështetje të zv/kryeministres Mesi u rreshtua edhe deputeti i PS, Bledi Çuçi, i cili thumboi deputeten Gjosha, duke thënë se tepsia e pushtetit u çua për skrap në 2017, duke lënë të nënkuptohet se pas kësaj fshihet LSI.

“Tepsia u çua për skrap në 2017. Tani duhet mos të kemi më mundësi të ndajmë copat e pushtetit për hir të koalicioneve politike. Qeveria po shfrytëzon më së miri këtë mundësi”, deklaroi deputeti Çuçi.

 Mesi deklaroi se reforma në administratës publike ka marrë vlerësimet maksimale nga Komisioni Evropian dhe renditet e para në rajon, pasi qeveria kërkon një administratë profesioniste dhe një administratë që shkon përtej bindjeve politike.

Politike 150 emërime të paligjshme në ministritë e drejtuara nga LSI Uria e çiftit Meta për të vjedhur