Sport31 Mars 2018, 21:05

Lutja e Dukës te “Muri i Lotëve”: O Zot, shtoja paratë Zamir Manes!

Shkruar nga Pamfleti
Lutja e Dukës te “Muri i Lotëve”: O Zot, shtoja

Urimi i Dukës te “Muri i Lotëve”: O Zot, shtoja paratë Zamir Manes!

Në “Xing me Ermalin” Armand Duka tregopi një histori me Zamir Manen kur kishin vizituar “Murin e Lotëve” në Izrael. Atje njerëzit futnin nga një letër ku shprehnin dëshirat e tyre. Duka tha se kishte shprehur në letër dëshirën që Zamir Manes t’i shtohen paratë. Dhe sipas Dukës, prej asaj dite Zamiri vijon vetëm të pasurohet.

Një tjetër rrëfim interesant i Dukës ishte një bisedë me një president klubi. Duka tha se ndodhej në “Qemal Stafa” kur një president klubi e kishte marrë nga Vlora, ku i thoshte c’bëhet se ekipin po e masakronte gjyqtari dhe se ekipi i tij po humbte 2-0. Duka tha se i duhej të mbyllte telefonin dhe i kishte thënë se do ta rregullonte. Ndeshja ishte mb yllur 2-2, por ditë më pas presidenti e kishte takuar Dukën dhe i kishte thënë: “Je i madh, e rregullove vërtet”. /Pamfleti Sport

Sport