Bota25 Dhjetor 2018, 21:28

“Urimi për Krishtlindjen mëkat më i keq se vrasja”, fjalimi i sheikut “shokon” botën

Shkruar nga Pamfleti
“Urimi për Krishtlindjen mëkat më i keq se vrasja”,

"Urimi për Krishtlindjen mëkat më i keq se vrasja", fjalimi i sheikut "shokon" botën

“Muslimanët duhet të ofendohen kur njerëzit e adhurojnë Jezusin si një perëndi”, kjo është fjala e një kleriku mysliman gjatë një predikimi.

Sheiku Younus Kathrada tha se urimi i jo-muslimanëve në pushimet e tyre do të thotë miratimin e tyre.

“Duke i uruar një “Gëzuar Krishtlindjen” është një mëkat më i keq se vrasja. Nëse një person do të kryejë çdo mëkat të madh – duke kryer kurorëshkelje, duke gënjyer, duke vrarë … Nëse një person do të bënte të gjitha këto mëkate të mëdha, ato nuk janë asgjë në krahasim me mëkatin e përgëzimit dhe përshëndetjes së jomuslimanëve për festat e tyre të rreme “, tha Kathrada.

Ai më vonë shtoi se “kjo nuk do të thotë që ne i trajtojmë jo-muslimanët në një mënyrë të keqe ose që ne merremi me ta padrejtësisht. Unë nuk po them, dhe unë kurrë nuk kam thënë, vritini ata por t’i uroni … Jo!”

Kleriku i lindur në Afrikën e Jugut nuk është i huaj për polemikat lidhur me fetë, në 2004 ai u hetua nga skuadra kanadeze kundër terrorizmit pas fjalëve të tija lidhur me hebrenjtë.

Bota sheik