Bota 2 Janar 2019, 09:53

Ushtria amerikane kërkon falje për postimin në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti
Ushtria amerikane kërkon falje për postimin në rrjetet sociale

Ushtria amerikane kërkon falje për postimin në rrjetet sociale

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut.

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.

Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur “shije të dobët” dhe e ka zëvendësuar me kërkimfalje.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve”, tha Komanda Strategjike.

Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri.

Tradita ka nisur qysh në vitin 1907./REL

Bota Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ushtria amerikane