Aktualitet15 Tetor 2019, 10:53

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja në Dibër

Policia ka arrestuar në flagrancë 45-vjeçaren nga Dibra. Sipas instancave përkatëse 45-vjeçarja së bashku me të motrën kanë dhunuar dhe kërcënuar kunatën ( nusen e vëllait).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D. Arma e gjahut iu sekuestrua menjëherë sapo policia arriti në vendngjarje. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur të lënduar.

Njoftimi i policisë

Dibër

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.

Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja në Dibër Ushtron dhunë ndaj kunatës