E ftuar mbrëmë në ‘Zonë e Lirë’, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se është pro vaksinës anti-Covid, por sipas saj ajo është asimptomatike dhe vaksina është problematike për të.
Kryemadhi është shprehur se beson se vaksina është shumë e rëndësishme dhe do ndikojë shumë në momentin që do licensohet.
“Ajo që unë mendoj dhe që është shumë e rëndësishme, i besoj institucioneve mjekësore serioze dhe shkencës së mjekësisë. Jam pro vaksinës anti-Covid, kundër bizneseve që përfitojnë në kurriz të njerëzve. Duke qenë se jam asimptomatike, vaksinat janë problematike për asimptomatikët. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë thjesht në kuadrin e marketingun. Vaksina e gripit të derrit ka pasur më shumë vdekje se çdo vaksinë tjetër”, tha Kryemadhi në Zonë e Lirë.