alb
alb
Media Online
  • Kreu
  • Aktualitet

    “Dy herë i dëbuar nga Anglia, por nuk zë mend”/ Ja kush është hajduti shqiptar që hedh foto me ‘Porsche’ në rrjetet sociale

    Aksidenti i frikshëm pranë Ambasadës Italiane, zbulohet identiteti i të riut

    Votuesit e Trumpit të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane

    Moti i keq sjell probleme në Zall-Dhardhë/ Banorët prej ditësh pa ujë të pijshëm dhe të izoluar nga bora

  • Anti-Mafia
    SPAK të hetojë, çfarë “punësh” ka bërë deputeti Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë e përse është përzenë 3 herë

    SPAK të hetojë, çfarë “punësh” ka bërë deputeti Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë e përse është përzenë 3 herë

    Amerikanët mesazh SPAK, piketojnë ministrat e Ramës që duhet të arrestohen për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash

    Amerikanët mesazh SPAK, piketojnë ministrat e Ramës që duhet të arrestohen për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitijen e resort “Ambla Dhërmi”

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitjen e resort “Ambla Dhërmi”

    Biftekxhinjtë e Dubait, kanë dorëzuar Fletë-Shërbimet për dieta zyrtare; në listë janë 17 qeveritarë e 9 gazetarë

    Biftekxhinjtë e Dubait, kanë dorëzuar Fletë-Shërbimet për dieta zyrtare; në listë janë 17 qeveritarë e 9 gazetarë

  • Politike

    Pasojat ekonomike nga pandemia/ Xhixho: Gratë më të prekura, qeveria në pushtet është e paaftë dhe meriton të ndëshkohet

    ‘Të gjithë do të heshtin për marrëveshjen e vaksinave, madje edhe Meta’/ Ruçi-deputetëve: Mos nxirrni detaje

    “Bëj si them por mos bëj si bëj unë”/ Rama u mëson nxënësve si të bëjnë kosh, por vetë e humbi

    Koalicion i madh PD-PS?! Meta: Autobusi po shkon drejt greminës, kush do, le t’i bashkohet!

  • Bota

    Shifra alarmante në Itali dhe Britani, qindra viktima dhe mijëra infektime të reja

    U raportua për bombë/ Policia qëllon me armë zjarri në aeroportin e Frankfurtit

    Vjenë/ Austriakët protestojnë në rrugë për mundësinë e zgjatjes së masave kufizuese

    Alpinistët nga Nepali thyejnë rekordin e ri, ngjitin majën e malit të dytë më të lartë në botë gjatë dimrit

  • Kosova

    Zgjedhjet në Kosovë/ Pas Vetëvendosjes, PDK publikon listat me kandidatët, ja kush e kryeson

    Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje publikon listën, i pari Albin Kurti më pas Vjosa Osmani

    Bilanci i Covid në Kosovë/ Regjistrohen 363 infektime të reja dhe 6 viktima

    Kosovë/ Lehtësohen masat kundër përhapjes së pandemisë, ja oraret e lëvizjes

  • Kronike

    Aksident në aksin Lezhë-Balldre/ Përplasen dy automjete, dyshohet për një të plagosur

    Merr flakë makina te ‘Casa Italia’, ende nuk dihen shkaqet

    Ndalohet 31-vjeçari, dyshohet se ka strehuar 55 klandestinët sirianë në Vlorë

    Përplasja me armë zjarri tek ish-Parku, gjykata jep vendimin për dy biznesmenët

  • Lifestyle

    A është flirti tradhti kur je në një marrëdhënie? Ja çfarë thonë ekspertët

    Njihuni me ‘Bukuroshen e Fjetur’, fjeti 70 ditë rresht dhe harroi përkohësisht fytyrën e së ëmës

    Del në shitje Lamborghini më i lirë në botë, mund ta bëni tuajin për 20 mijë euro

    Kur kartmonedha 20 dollarëshe kushton afërsisht 60 mijë dollarë

  • Showbiz
    Fitoret në përballjet direkte flasin për Juven, por te muzat "rivaliteti" është shumë i lartë, ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Fitoret në përballjet direkte flasin për Juven, por te muzat “rivaliteti” është shumë i lartë, ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Lacio mundi Romën në derbi, tifozja e të kaltërve mban premtimin, zhvishet dhe dashurohet pas lojtarit: Ai është një ujk!

    Lacio mundi Romën në derbi, tifozja e të kaltërve mban premtimin, zhvishet dhe dashurohet pas lojtarit: Ai është një ujk!

    Kika nis emisionin e ri, nuk ‘pyet shumë’ për ‘njollat në biografi’

    ‘Si tranvestit, silikon i gjallë’, Luana guxon të ndryshojë paraqitje, ndjekësit nuk lënë fjalë pa i thënë

  • Sport
    Duka dhe Ademi shfrenojnë fantazinë: Shqipëria në Botëror dhe Mesi mbyll karrierën në Shkodër, stadium si “Air Albania”

    Duka dhe Ademi shfrenojnë fantazinë: Shqipëria në Botëror dhe Mesi mbyll karrierën në Shkodër, stadium si “Air Albania”

    Leicester vazhdon sukseset në kampionat, “Dhelprat” kërkojnë me çdo kusht titullin, një mbrojtës shpëton PSG nga dështimi

    Leicester vazhdon sukseset në kampionat, “Dhelprat” kërkojnë me çdo kusht titullin, një mbrojtës shpëton PSG nga dështimi

    E rrallë në futbollin shqiptar, Julian Ahmataj bën zgjedhjen e guximshme, trajneri i Skënderbeut aktivizoi ndaj Partizanit një 16-vjeçar

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Bota

Vala e dytë, edhe një herë, me tmerr; Europa po përjeton sërish trajektoren e trishtueshme në shkallë kontinentale

07/12/2020
neBota

Vala e dytë e Covid-19 e ka kthyer një pjesë të Europës në karantinë.Këtë herë, duhet vepruar me më tepër kujdes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Shifra alarmante në Itali dhe Britani, qindra viktima dhe mijëra infektime të reja

U raportua për bombë/ Policia qëllon me armë zjarri në aeroportin e Frankfurtit

Në ditët e para të pandemisë Covid-19, mjekët u shqetësuan nga një fenomen i veçantë: disa pacientë mjaft të sëmurë që shtroheshin në spital, dukej se në fillim i përgjigjeshin mirë trajtimit, duke u shëruar pothuajse aq sa mund të dilnin nga spitali, dhe më pas përkeqësoheshin papritur përsëri. Europa tani po përjeton sërish këtë trajektore të trishtueshme në një shkallë kontinentale, shkruan The Economist.

Kur vala e parë e Covid-19 rrezikonte të mbushte repartet e kujdesit intensiv në pranverë, shumë vende europiane imponuan karantina që kufizonin të gjitha llojet e aktiviteteve. Më pas, numri i rasteve ra, pavijonet filluan të zbrazeshin dhe me kalimin e kohës, kufizimet u lehtësuan.

Në verë, infeksionet filluan të rriteshin sërish pa shkaktuar ndonjë alarm të madh. Pastaj, në tetor, epidemia shpërtheu përsëri (shih grafikun 1). Sot, rastet po dyfishohen në të gjithë kontinentin çdo dy javë – një normë rritjeje jo më e pakët se ajo në mars.

Përmbysja e papritur tregon realitetet e vështira të rritjes eksponenciale në punë. Kur ngarkesat janë të ulëta, mund të tolerohen dyfishime dyjavore për njëfarë kohe. Por, pasi shpërthimi merr përmasa të dukshme, katërfishimi i rasteve brenda një muaji është vërtet i patolerueshëm.

Belgjika po e mëson këtë në mënyrën më të vështirë. Spitalet e saj, të cilat dyfishuan kapacitetin e kujdesit intensiv në përgatitje për një valë të dytë, ishin gjysmë të mbushura deri më 26 tetor; spitalet mund të mos kishin më shtretër bosh deri në fillim të nëntorit. Para se të impononin karantinat kohët e fundit, Franca dhe Zvicra parashikonin të njëjtën gjë nga mesi i nëntorit.

Shkencëtarët që këshillojnë qeverinë britanike, parashikuan se, në mungesë të masave kufizuese, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor do të arrinte kapacitetin në dhjetor, kur numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 do të tejkalonte “kapacitetin e rritjes” në spitalet në terren, të ngritura në pranverë.

Teksa kanë filluar të kuptojnë thellësinë e kësaj katastrofe, udhëheqësit e përhumbur u kanë thënë qytetarëve se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të vendosin sërish karantina të llojeve të ndryshme. Deri më 5 nëntor, 20 vende kishin mbyllur palestrat, restorantet, muzetë dhe hapësirat e tjera publike, vendosën shtetrrethimin, ua ndaluan njerëzve të dilnin për punë jo të rëndësishme ose të gjitha më lart.

Franca ka shkuar edhe më larg, duke i ndaluar të gjitha grumbullimet dhe duke lejuar daljet nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime, ilaçe ose për të shkuar në shkollë. Por edhe Suedia, kampione e qasjes dorëlëshuar, bëri thirrje për kufizime të reja më 3 nëntor, duke kufizuar grupet e njerëzve në restorante dhe duke shkurajuar takimet midis familjeve.

Në përgjithësi, ndryshimi më i dukshëm midis këtyre masave dhe atyre në pranverë, është se shumica e shkollave dhe universiteteve po qëndrojnë të hapura. Ndryshimi i dytë më i rëndësishëm është se kësaj here po afrohet dimri, jo vera, çka nënkupton se mjediset e jashtme nuk janë më aq të pëlqyeshme dhe parapëlqehen grumbullimet në mjediset e brendshme.

Për sa i përket blerjes së kohës, këto bllokime nuk ka gjasa të jenë aq të suksesshme sa raundi i parë, gjatë të cilit kufizimet ishin më të forta dhe njerëzit ishin më pak të lodhur nga masat paraprake kufizuese. Kjo përforcon nevojën që qeveritë të përdorin më mirë kohën në dispozicion.

Kombet aziatike, disa demokratike, disa jo, kanë provuar se është e mundur që nivelet e infeksioneve të ulen aq shumë sa praktikisht të zhduket sëmundja. Por kur shtetet europiane dolën nga karantina e parë, nuk ishin të gatshme të impononin strukturat që mendonin se do të ishin të nevojshme për zhdukjen e vërtetë. Shumë menduan se qytetarët e tyre nuk do të bindeshin. Ata zgjodhën një strategji ku nëpërmjet modifikimeve të ndryshme jo shumë ekstreme në sjelljen e përditshme, të mbanin nivelin e infeksionit aq të ulët, sa sistemet shëndetësore të ishin në gjendje ta përballonin.

Kjo strategji kontrolli, për fat të keq, ka rezultuar e brishtë. Por mbetet e vetmja që shumica e kombeve europiane e shohin si të zbatueshme. Kur bllokimet aktuale të vazhdojnë rrjedhën e tyre, ata duhet ta ndjekin strategjinë më mirë. Mjetet e reja mund t’i ndihmojnë në këtë drejtim. Testet më të lira dhe më të shpejta janë tashmë në dispozicion, dhe shumë shpejt mund të ketë antitrupa dhe trajtime të tjera të cilat, nëse jepen herët, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe madje mund të ofrojnë një shkallë profilaksie.

Mund të ketë gjithashtu një rritje të ndjeshme të moralit nëse, gjatë bllokimeve, provat e vaksinave japin lajme të mira. Ideja e një rrugëdaljeje të afërt për një kohë të shkurtër mund t’i bëjë njerëzit më të gatshëm t’u binden karantinave.

Rritja e vdekshmërisë

Por jo gjithçka mund të rregullohet me ndërhyrje më efektive dhe të përshtatshme dhe me pak shpresë. Politikat që plotësojnë nevojën për frenim janë jetike; dhe ato duhet të komunikohen dhe të çohen përpara, në mënyra që sigurojnë besimin e publikut, dhe si rrjedhojë, pajtueshmërinë.

Një pjesë e madhe e arsyes së ringjalljes së virusit, është se politikat e vendosura nga Europa për të përmbajtur përhapjen e virusit, nuk morën parasysh plotësisht veçoritë e kësaj sëmundjeje. Numri i personave që mund të infektojë një i prekur varion shumë (shih detajet grafike). Shumica nuk ia transmetojnë askujt; disa ua transmetojnë shumë vetave.

Është vlerësuar se vetëm 10-20% e njerëzve të infektuar, përbëjnë rreth 80% të infeksioneve pasuese dhe këto infeksione shpesh ndodhin në grupe. Grumbujt më të mëdhenj lindin në hapësira të mbushura me njerëz, veçanërisht në ato ku ventilimi është i dobët ose njerëzit flasin me zë të lartë nga një distancë e afërt.

Në Japoni, ky aspekt i sëmundjes u vlerësua që nga fillimi, pjesërisht përmes studimeve të shpërthimit të virusit në kroçerën Diamond Princess, thotë Oshitani Hitoshi, një virolog në Universitetin Tohoku, i cili është pjesë e task-forcës kombëtare anti-Covid-19. Që në mars, qeveria japoneze filloi të paralajmëronte qytetarët e saj për të shmangur “3C”: hapësirat e mbyllura, vendet e mbushura me njerëz dhe kontaktet e ngushta. Kjo u shoqërua me një përdorim gati universal të maskave të fytyrës, me të cilat japonezët, si shumë aziatikë të tjerë, ishin mësuar tashmë.

Ky mesazh ishte shumë më pak i qartë në Europë. Autoritetet e shëndetit publik theksuan mbajtjen e vazhdueshme të maskave, e cila u rrit pothuajse kudo, duke arritur nivelet aziatike mjaft herët në Itali dhe Spanjë (shih grafikun 2). Megjithatë, shumë vende lejuan gjithashtu hapjen e bareve dhe klubeve të natës. Në disa pjesë të Europës Lindore, ku shpërthimi aktual është veçanërisht i keq, tifozët e futbollit po mbushnin stadiumet edhe kur rastet ishin në rritje.

Pushimet jashtë shkaktuan gjithashtu shumë dëm – siç ndodhi edhe në shpërthimin fillestar të sëmundjes. Shumë nga zinxhirët europianë të transmetimit në shkurt dhe mars, rezultuan se e kishin origjinën në vendpushimet e skive në Alpe. Studimet e gjenomeve virale tregojnë se shumica e shpërthimit aktual mund të gjurmohet te pushuesit nga i gjithë kontinenti që shkuan në Spanjë.

Vendet europiane u përpoqën të kufizonin infektimin ndërkufitar duke u kërkuar karantinim njerëzve që do të ktheheshin ose do të mbërrinin nga vende me rrezik të lartë. Por kishte shumë udhëtarë të tillë dhe zbatimi ishte i dobët; askush nuk e di se sa u respektua në të vërtetë. Asnjë vend europian nuk ka zbatuar masa si Australia, Zelanda e Re dhe vende të ndryshme të Azisë Lindore, duke i izoluar të ardhurit në hotele ose kazerma.

Nëse sistemet e testimit dhe gjurmimit do të funksiononin përtej kufijve, kjo mund të kishte më pak rëndësi. Por këto sisteme, në pjesën më të madhe, janë të kufizuara në një komb të vetëm, duke e bërë të pamundur që të ndikojnë në transmetimin ndërkombëtar. Ata gjithashtu kanë shumë të meta dhe këto të meta u ekspozuan me rritjen e rasteve. Vetëm 23% e atyre që u testuan personalisht në Angli gjatë javës deri më 22 tetor, morën rezultate brenda 24 orëve, nga 93% në fund të qershorit. Dhe vetëm 45% e atyre që testuan pozitivë morën një telefonatë nga një gjurmues kontakti brenda një dite nga diagnoza e tyre, nga rreth 80% gjatë verës.

Edhe Gjermania, e cila ka pasur një nga sistemet më të mira të testimit dhe gjurmimit në Europë, tani po has vështirësi. Gjurmuesit e saj të kontaktit kanë kapacitetin për të ndjekur të gjitha rastet, për sa kohë që numri i infeksioneve qëndron nën 50 për 100,000 banorë në javë. Shkalla e infeksionit kombëtar e tejkaloi atë kufi më 21 tetor; tani qëndron në nivelin 125.

Sot, tre të katërtat e infeksioneve të reja në Gjermani nuk mund të gjurmohen më siç duhet në burimin e tyre, u tha kancelarja gjermane Angela Merkel, bashkëqytetarëve të saj më 2 nëntor. Kjo ishte arsyeja pse vendi duhej t’u kthehej masave bllokuese, megjithëse ishin “të lehta”: baret, palestrat dhe vendet e argëtimit janë mbyllur dhe restorantet marrin vetëm rezervime; dyqanet, zyrat, shkollat dhe fabrikat mbeten të hapura.

Zonja Merkel e shoqëroi mesazhin e saj me njëfarë kritike. “Ka pasur shumë neglizhencë, – tha ajo – në verën e shpenguar” të Gjermanisë. Disa gjermanë të rinj dhe europianë të tjerë, të vetëdijshëm se sëmundja paraqet më pak rrezik për ta sesa për brezat e vjetër, sillen sikur përhapja e virusit përmes grupit të tyre do të ishte pa shumë pasoja. Megjithatë, me kalimin e kohës, virusi i kapërcen kufijtë e gjeneratave dhe ata gjeografikë (shih grafikun 3).

Kur masat e reja izoluese të përfundojnë – shumica parashikohet të zgjasin për një muaj apo më shumë – shumë zyrtarë të shëndetit publik planifikojnë të përdorin një mjet që nuk ishte i disponueshëm gjatë verës: komplete testimi të lira që japin rezultate në 15-30 minuta. Në parim, këto ofrojnë një mori avantazhesh. Përdorimi i tyre për të rritur shkallën e testimit mund të ulë barrën për gjurmuesit e kontaktit, duke gjetur infeksione të reja me shumicë.

Ato mund të përdoren gjithashtu për të konfirmuar nëse një person i identifikuar përmes gjurmimit të kontaktit, është me të vërtetë i infektuar. Nëse individëve që u kërkohet të izolohen, mund të testojnë veten para se të dalin me të tjerët – një zhvillim që do të kërkonte që testimi i antigjenit të licencohej për përdorim në shtëpi, siç janë testet e shtatzënisë – shumë prej tyre do ta bënin këtë, dhe ata që rezultonin pozitivë, do të kishin gjasa të vepronin në përputhje me rrethanat.

Kjo do të zvogëlonte transmetimin nga njerëzit pa simptoma. Nëse ilaçet e reja bëhen të disponueshme, të cilat, nëse merren herët, përmirësojnë në mënyrë të besueshme prognozën, vetëtestimi i tillë do të ishte përfitues si për individët, ashtu edhe për shoqërinë.

Shkëmbi i arsyes

Deri tani, testimi në vendet e pasura është mbështetur pothuajse tërësisht në testet PCR, të cilat zbulojnë sasi të vogla të ARN-së, ku virusi Covid-19 ruan gjenomin e tij. Teste të tilla janë standardi i artë për diagnozën, por ato duhet të kryhen në laboratorë dhe zakonisht zgjasin me orë.

Testimet që kërkojnë proteina virale – “antigjene” – janë më të shpejta dhe më të lira. Ata janë gjithashtu më pak të saktë, dhe humbin rreth një të katërtën e infeksioneve të zbuluara nga PCR-të. Por rastet që humbin janë kryesisht në fazat e hershme ose të vona të infeksionit, kur njerëzit mendohet se janë më pak ngjitës.

Në mes të tetorit, strategjia e testimit të Gjermanisë u zgjerua për të përfshirë testet e antigjenit, të cilat, me 10 € ($ 12) çmimi, janë rreth një e katërta e çmimit të testit PCR. Rreth 10 milionë analiza të tilla të antigjenit janë tani në dispozicion çdo muaj. Ato po përdoren për të mundësuar vizita të sigurta në spitale dhe azile. Amerika ka prenotuar 150 milionë teste të tilla, të cilat po dërgohen edhe në azile dhe vende të tjera me rrezik të lartë.

Dhe për vendet në zhvillim, një fond global i prokurimit, i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka arritur një marrëveshje për 120 milionë teste me një çmim tavan prej 5 $ copa. Shumë ekspertë presin që çmimet të bien më tej, ndoshta deri në $ 1 – pika aktuale e çmimit për testet e shpejta të malaries që përdorin teknologji të ngjashme.

Më 6 nëntor, një ditë pas bllokimit kombëtar, Britania do të përpiqet të bëjë testimin e “gjithë qytetit” në Liverpool, ku shkalla e infeksionit aktualisht është veçanërisht e lartë. Po realizohet një kombinim i testeve PCR dhe antigjene për të testuar të gjithë popullsinë, dhe të gjithë që jetojnë ose punojnë në qytet do të nxiten të testohen. Ideja është të fitohet përvojë nga kjo qasje, në mënyrë që pasi të mbarojë bllokimi, të mund të përdoret për të shmangur nevojën për një përsëritje.

Sllovakia, ku infeksionet u rritën në tetor, po provon diçka të ngjashme për ta shmangur fare nevojën për bllokim. Në fundjavën e fundit të tetorit, ajo ndërmori një provë për të mbuluar të gjithë personat mbi moshën dhjetë vjeç. Ushtarët dhe vullnetarët u rekrutuan për të testuar 3.6 milionë njerëzit (66% e popullsisë) që u paraqitën. Prova u përsëritën gjatë fundjavës nga 7 deri më 8 nëntor. Nëse të infektuarit vetizolohen në mënyrë efektive, procedura mund të ofrojë shumë përfitime nga një bllokim me shumë më pak kosto ekonomike.

Fakti se sa mirë do të funksionojnë eksperimentet e Liverpool-it dhe Sllovakisë, do të tregojë nëse testimi i shpejtë mund të jetë vërtet i rëndësishëm. Adam Briggs nga Fondacioni Shëndetësor, një think-tank britanik, vëren se një numër në rritje i ekipeve të autoritetit lokal për gjurmimin e kontakteve tani po ofrojnë ndihmë – qoftë me blerje ushqimesh, recetash apo thjesht duke bërë shoqëri – për t’i nxitur ata që kanë rezultuar pozitivë për t’u izoluar. Më shumë vende tani po ofrojnë disa rimbursime për pagat e humbura për njerëz të tillë.

Një rrugë tjetër për pajtueshmëri më të lehtë, është shkurtimi i periudhës së karantinës në më pak se 14 ditët e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në shumicën dërrmuese të rasteve, java e parë është periudha më infektive, prandaj Franca dhe Suedia tashmë e kanë ulur periudhën në një javë dhe vendet e tjera po mendojnë për një ulje në dhjetë ditë. Testimi i shpejtë për të treguar se periudha infektive ka kaluar, do t’i bënte qasje të tilla më të sigurta.

David Heymann, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, beson se qasja më e mirë është të informohen njerëzit për rreziqet dhe të lejohen të vendosin se si të mbrojnë të tjerët dhe veten, në vend që të imponohen karantina të prera ndaj të cilave njerëzit ka të ngjarë të rebelohen. Ka disa prova nga Britania që tregojnë se ai ka të drejtë. Në shtator, vetëm 19% e të rinjve 18 – 24 vjeç të anketuar në Angli, pohuan se u përmbaheshin plotësisht rregullave; në tetor, ndërsa infeksioni u rrit përsëri, një e treta tha se po i ndiqte të gjitha rregullat.

Shumë njerëz në Europë po përballen me pandeminë si një londinez 29-vjeçar, i cili i karakterizon kufizimet zyrtare sociale me fjalët “duro ose do të vrasësh gjyshen”. Ai ka shpikur rregullat e tij, duke shmangur kontaktet me personat mbi 40 vjeç – përfshirë të gjithë familjen – por duke u shoqëruar relativisht lirisht me miqtë e moshës së tij. “I marr këto vendime mbështetur në kujdesin ndaj njerëzve, jo bindjen ndaj rregullave”, thotë ai. “Kam një banesë që është e izoluar mirë nga zëri dhe njerëzit mund të hynë e të dalin lirisht në mënyrë diskrete”.

Një qëndrim i tillë mund të jetë i mirë nëse të gjithë ata që hyjnë dhe largohen në mënyrë diskrete, i vendosin vetes të njëjtat standarde. Megjithatë, deri tani, një qëndrueshmëri e tillë nuk ka qenë një shenjë dalluese e përgjigjes së Europës ndaj pandemisë./ Monitor.al

unshaven girl

17 Jan 2021, 3:39 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

67,216 Raste
1,270 Vdekje
40,090 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Shifra alarmante në Itali dhe Britani, qindra viktima dhe mijëra infektime të reja

January 16, 2021

U raportua për bombë/ Policia qëllon me armë zjarri në aeroportin e Frankfurtit

January 16, 2021

Vjenë/ Austriakët protestojnë në rrugë për mundësinë e zgjatjes së masave kufizuese

January 16, 2021

Alpinistët nga Nepali thyejnë rekordin e ri, ngjitin majën e malit të dytë më të lartë në botë gjatë dimrit

January 16, 2021

Joe Biden ka në plan të përfshijë ushtrinë në fushatën e vaksinimit, zbulohet arsyeja

January 16, 2021

Vendi i parë europian pranon vaksinën kineze/ Sebia merr 1 milion doza, ja çfarë thotë Vuçiç

January 16, 2021
Lajmi Tjeter
Partneri turk i bën dhuratën që befasoi Genta Ismajlin për festën e Pavarësisë

Partneri turk i bën dhuratën që befasoi Genta Ismajlin për festën e Pavarësisë

"Skandali i Bashkisë Vlorë", LSI denoncon: Hiqet flamuri kombëtar nga monumenti i Pavarësisë dhe varrezat e dëshmorëve

"Skandali i Bashkisë Vlorë", LSI denoncon: Hiqet flamuri kombëtar nga monumenti i Pavarësisë dhe varrezat e dëshmorëve

Lajmi i Dites

 Mbyllet pakti/ Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi, skenarët për bashkëqeverisje pas 25 prillit

Mbyllet pakti/ Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi, skenarët për bashkëqeverisje pas 25 prillit

January 15, 2021

Lajmet e fundit

Duka dhe Ademi shfrenojnë fantazinë: Shqipëria në Botëror dhe Mesi mbyll karrierën në Shkodër, stadium si “Air Albania”

Duka dhe Ademi shfrenojnë fantazinë: Shqipëria në Botëror dhe Mesi mbyll karrierën në Shkodër, stadium si “Air Albania”

January 16, 2021
Leicester vazhdon sukseset në kampionat, “Dhelprat” kërkojnë me çdo kusht titullin, një mbrojtës shpëton PSG nga dështimi

Leicester vazhdon sukseset në kampionat, “Dhelprat” kërkojnë me çdo kusht titullin, një mbrojtës shpëton PSG nga dështimi

January 16, 2021

“Dy herë i dëbuar nga Anglia, por nuk zë mend”/ Ja kush është hajduti shqiptar që hedh foto me ‘Porsche’ në rrjetet sociale

January 16, 2021

Aksidenti i frikshëm pranë Ambasadës Italiane, zbulohet identiteti i të riut

January 16, 2021

Më i shtrenjtë se vaksina, Bledi Mane: Kryeministri i vendit më të varfër pi një nga ujërat më të shtrenjtë në botë

January 16, 2021

Shifra alarmante në Itali dhe Britani, qindra viktima dhe mijëra infektime të reja

January 16, 2021

Votuesit e Trumpit të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane

January 16, 2021

U raportua për bombë/ Policia qëllon me armë zjarri në aeroportin e Frankfurtit

January 16, 2021

Moti i keq sjell probleme në Zall-Dhardhë/ Banorët prej ditësh pa ujë të pijshëm dhe të izoluar nga bora

January 16, 2021
E rrallë në futbollin shqiptar, Julian Ahmataj bën zgjedhjen e guximshme, trajneri i Skënderbeut aktivizoi ndaj Partizanit një 16-vjeçar

E rrallë në futbollin shqiptar, Julian Ahmataj bën zgjedhjen e guximshme, trajneri i Skënderbeut aktivizoi ndaj Partizanit një 16-vjeçar

January 16, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 51.3k Fans
  • 97.6k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media