Bota14 Gusht 2018, 09:31

”Valë e nxehtë” në shtator, partitë opozitare paralajmërojnë protesta masive

Shkruar nga Pamfleti
”Valë e nxehtë” në shtator, partitë opozitare

''Valë e nxhtë'' në shtator, partitë opozitare paralajmërojnë protesta masive

Dy partitë opozitare në Kosovë; Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë dekalruar njëzëri se do të thërrasin protesta për të mos lejuar që presidenti Hashim Thaçi të jetë prijës i dialogut dhe që temë e bisedimeve të jetë korrigjimi i kufijve.

Ato thonë se janë dakordësuar me veprimet e tyre.  Ndonëse PSD-ja nuk ka gjetur akoma përkrahjen e Vetëvendosjes dhe LDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun, ata thonë se do t’i mbështesin edhe protestat.

Por, nga ana tjetër monitorues të punës së Kuvendit vlerësojnë se opozita po tregohet e pafuqishme. Ka disa ditë që presidenti Thaçi ka shpalosur ide të ndryshme për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë. Madje, ai ka paralajmëruar se këtë temë do ta diskutojë edhe gjatë shtatorit, kur pritet të mbahet në Bruksel takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Rajoni partitë opozitare protestat në Kosovë