Aktualitet 2 Prill 2018, 17:08

“Vandalët, kriminelët, flokëpalarët” fjalori që bashkon Ramën, Berishën dhe Metën kur ka protesta

Shkruar nga Pamfleti

Sa herë që kanë parë qytetarët t’i  ngrihen me hunj e t’i vënë flakën në protesta, pushtetarët përdorin të njëjtin fjalor.

Edi Rama tentoi ta banalizojë protestën e kuksianëve kundër taksës në Rrugën e Kombit, kur i quajti “vandalë” ata që sulmuan pikën e konçensionarit.

Natyrshëm, fjalët e Edi Ramës të sjellin në kujtesë breshëritë e sharjeve (jo të plumbave) që lëshoi Sali Berisha dhe Ilir Meta për ata që protestuan në 21 Janar, kur i quajtën kriminelë, fundërrina, kokëpalarë, mercenarë etj.

Teknika e propagandës mbetet e njëjta.

Duke i konsideruar protestuesit thjesht dhe vetëm shkelës të ligjit, pushtetarët refuzojnë të marrin përgjegjësitë para qytetarëve, refuzojnë llogaridhënien para taksapaguesve dhe “me forcën e ligjit” nisin ndëshkimet.

Me këtë formë reagimi, si Rama sot, ashtu edhe Berisha me Metën dje, refuzojnë të pranojnë arsyen e vërtetë që ngre në këmbë popullin. E vërteta e thjeshtë për t’u konstatuar: vjedhja e taksave dhe pronës publike nga politikanë hajdutë, që bashkëpunojnë me oligarkët e tyre./Lapsi.al

Video më poshtë:

codramol
smile

Forum