Aktualitet10 Qershor 2018, 19:00

Vangjush Dako, firmos tender 2.6 milionë lekë, për të verifikuar nëse ndizen apo jo dritat e rrugicës në një lagje të q

Shkruar nga Pamfleti

Këta zyrtarë, zhvatin edhe leckat e pastrimit

Kryebashkiaku i Durrësit Vabgjush Dako e paska ulur “stekën” e zhvatjes së “qindrakave” edhe nga llampat e ndriçimit të rrugëve periferike të qytetit, duke bërë gjithçka zyrtare, siç di t’i bëjë ai “punët e regullta”.

Sipas një tenderi të shpallur publikisht, nga bashkia, njoftohet se “dispeceri i betonit” Dako, ka vendosur të harxhoj ca lekë nga të taksat publike, për një shërbim, që nuk gjendet në asnjë ligj, vendim, urdhër shtetëror, por vetëm në mendjen, marifetet dhe orekset e tij.

Çudia është kjo: Me urdhër të kryebashkaikut Dako, në një nga rrugicat e Lagjes Nr. 13, ka disa ditë që është kryer një investim me vlerë 6 milionë lekë të vjetra, për të mirëmbajtur ndriçimin e rrugës.

Mirëpo Dako, si kryebashkiak që “nuk toleron” as shpërdorimin e 1 qindarke, ideon dhe realizon një tender tjetër, me vlerë 2.6 milionë lekë të vjetra po për këtë rrugicë, por me objekt “përgjimi”, për të mbikëqyrur nëse pas riparimit… ndizen ose jo llampat nëpër shtylla!/Pamfleti 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet firmos tender 2.6 milionë lekë për të verifikuar nëse ndizen apo jo dritat e rrugicës në një lagje të qytetit Vangjush Dako