Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri tha se mostrajtimi i mbetjeve urbane në qytet dhe mosveprimi i bashkisë përballë katastrofës mjedisore është një problem madhor për qytetin bregdetar.
Ai reagoi ashpër ndaj heshtjes së kryebashkiakut Vangjush Dako dhe kryeministrit Rama për një çështje që ka marrë vëmendjen e të gjithë opinionit publik. “Duken të pashqetësuar, një denigrim total, miliona euro për Velierën, një projekt që është në luftë me qytetarët. Dhe nga ana tjetër lë djegien e mbeturinave aty që do të thotë që lufton qytetarët. Bomba ekologjike është një problem shumë i madh”, tha Xhaferraj.
Në fillim të sezonit turistik, Xhaferraj theksoi dhe situatën ende kritike të furnizimit me ujë të pijshëm dhe investimin e pambyllur në rrjet të Bankës Botërore, ndërsa u ndal te qëndrimi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës të cilët për herë të dytë rrëzuan taksën e banesës që ka shkaktuar konfuzion jo vetëm te qytetarët, po dhe brenda qeverisë.
Një tjetër marrëzi që ndodh në Durrës dhe mban vulën e Vanghush Dakos është edhe dhënia me qira e oborreve të shkollave. Kreu i demokratëve në Durrës tha se Dako duhet të vërë mend nga skandalet e shmta që e shoqërojnë. Xhaferraj ka theksuar se e dinë të gjithë tashmë se Dako ka betonizuar Durrësin dhe vetëm ndërton kulla e vila, e duke ia lënë vendin mbeturinave.