Aktualitet 8 Prill 2019, 18:29

Vangjush Dako tërhiqet nga kandidimi në Durrës?! Si e nxorën përgjimet e Abdylajve dhe “VOA” nga gara

Shkruar nga Pamfleti
Vangjush Dako tërhiqet nga kandidimi në Durrës?! Si e nxorën

Vangjush Dako tërhiqet nga kandidimi në Durrës?! Si e nxorën përgjimet e Abdylajve dhe “VOA” nga gara

Kreu aktual i bashkisë së qytetit bregdetar premton se në krye të fushatës së PS për qarkun e Durrësit do të punojë fort për të fituar bashkinë e Durrësit, Shijakut e Fushë Krujë. I vënë në qendër të goditjes të opozitës por dhe të SHBA, që nuk i ka  revokuar vizën gjë që nuk e ka kundërshtuar deri më tani, për bashkëpunim me krimin për zgjedhjet e 2017, po bëhet gjithnjë më e qartë se Dako nuk do jetë kandidat për një mandat tjetër në krye të bashkisë së Durrësit. I bashkohet Qazim Sejdinit që s’do garojë në Elbasan. Në vend të tij janë shumë emra në publik, duke filluar me Ardian Çelën e OSHEE dhe përfunduar me djalin e deputetit të PS Spartak Braho

Vangjush Dako është vënë në qendër të goditjes të opozitës por dhe të SHBA, që nuk i ka  revokuar vizën gjë që nuk e ka kundërshtuar deri më tani, për bashkëpunim me krimin për zgjedhjet e vitit 2017, ndonëse Prokuroria ende nuk e ka marrë nën hetim.

Ndërkohë që kanë mbetur dhe pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e 30 qershorit, tashmë po bëhet gjithnjë më e qartë se Dako nuk do jetë kandidat për një mandat tjetër në krye të bashkisë së Durrësit, duke iu bashkuar Qazim Sejdinit që s’do garojë në Elbasan.

Ndërsa e ka bërë “baltë” me betonizimin e qytetit bregdetar dhe është kapur në përgjime me Abdulajt e Shijakut të akuzuar për trafik drogë, duke bashkëpunuar për blerjen e votës, Dako me sa duket e ka marrë vendimin që të mos rikandidojë më, për të drejtuar bashkinë e Durrësit.

I ndikuar ndoshta dhe nga indiferenca e Ramës për ta rishpallur kandidat pas takimit të madh “Për bashkinë që duam” në qytetin bregdetar, Vangjush Dako nuk mungon të shprehet në ambiente të brendshme se ka qënë një vendim tërësisht i tiji, tërheqja nga kandidimi.

Ndërsa në deklaratat publike, ai i mëshon më shumë idesë së kryesimit të fushatës në të gjithë qarkun e Durrësit, ku zotohet do të fitojë të tre bashkitë.

“Objektivi ynë është që PS të dalë fitues në të trija bashkitë e qarkut të Durrësit, ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohemi për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak”, ka deklaruar më se njëherë Dako.

Ndërkohë kreu i bashkisë së qytetit bregdetar ka mohuar në mënyrë ketagorike akuzat se mosrikandimimi i tij në Durrës vjen për shkak të akuzave të opozitës, por dhe përgjimeve  të publikuara në “Zërin e Amerikës” që flasin për përfshirje në shitblerje votash apo përmendja në dosjen e famshme “339”.

“Ato akuza më motivojnë më shumë që t’i fitojmë të trija bashkitë e qarkut të Durrësit, pasi PS gëzon mbështjetje të gjerë nga populli.

Kërkoj nga ju dhe gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste mobilizim maksimal për të fituar bindshëm dhe çuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve dhe investimet për qytetin”, ka deklaruar Dako duke hequr çdo merak për kandidimin apo për akuzat ndaj tij që mund të ketë ndikuar në tërheqjen nga gara.

Mister mbetet se kush do të jetë emri që do zëvendësojë Dakon në garën për bashkinë e Durrësit, ndërkohë që janë shumë emra në publik, duke filluar me Ardian Çelën e OSHEE dhe përfunduar me djalin e deputetit të PS, Spartak Braho./Pamfleti

Kryesore Si e nxorën përgjimet e Abdylajve dhe “VOA” nga gara Vangjush Dako tërhiqet nga kandidimi në Durrës?!